E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Mbyllet numërimi në njësinë 7, Basha ruan avantazhin

Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të fletëve të hedhura gabim në njësinë Bashkiake numër 7 në kryeqytet.
 

Pas numërimit të 195 kutive ka rezultuar që kandidati demokrat Lulzim Basha ka marrë 20 vota ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë 23 vota.
 

Në këto kushte, kandidati demokrat vijon të ruajë avantazhin me 71 vota perpara rivalit socialist. Në njësinë numër 7 që përkon me KZAZ 51, u numëruan fletët e hedhura gabim ne 195 kuti nga 200 kuti që kishte gjithsej kjo njësi, pasi 5 kuti i janë nënshtruar këtij procesi para vendimit të Kolegjit për numërimin e fletëve të hedhura gabim në të gjitha njësitë.
 

Ndërkaq janë numëruar 1244 kuti votimi nga 1793 që do ti nënshtrohen këtij procesi. Kështu, katër njësitë e fundit nga njësia 8 deri në njësinë 11, përmbajne 549 kuti të cilat do të numërohen në ditët në vijim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›