KQZ-ja hap sot kutitë e njësisë bashkiake numër 8

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot rreth orës 10:00 numërimin e votave të kontestuara në kutitë e votimit që i përkasin qendrave të votimit të njësive bashkiake numër 8 dhe 9 në Tiranë.
Ndërkohë ditën e djeshme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hapur kutitë e njësive 6 dhe 7 ku kandidati demokrat Lulëzim Basha vazhdoi të mbajë avantazhin kundrejt kandidatit socialist Edi Rama me 71 vota në avantazh.
Pas numërimit të 195 kutive të 50 qendrave të votimit të minibashkisë numër 7, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha mori 23 vota, ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama mori 20 vota.
Ndërkohë total ditën e djeshme kandidati i djathtë Lulzim Basha mori 40 vota kundrejt 50 votave të marra nga kandidati socialist Edi Rama.