E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovaret Vetem ne te izoluar

Sot kur per Shqiperine po ndodh nje histori po fillon liberalizimi i vizave i uroj kryeministrit Berisha spektrit politik dhe popullit shqiptar suksese dhe shpreh bindjen se kjo do te ndodhe shume shpejt edhe per Kosoven.

E teksa si kryeministri po ashtu dhe shqiptaret e Kosoves urojne Shqiperine do te duhet akoma edhe shume kohe qe neper rruget e Prishtines te vendosen shenjat qe te orientojne drejt qendrave kryesore evropiane.

Kosova mbeti jashte procesit te liberalizimit te vizave dhe qytetaret e Kosoves sic e kane simboliken e vet keto shenja mund ti gezohen udhetimit ne Tirane Shkup e Podgorice apo edhe ne Turqi e cila se fundmi hoqi vizat per kosovaret.

Ndersa ne Bruksel vendosej heqja e vizave te zones Schengen per shqiptaret e boshnjaket qytetaret e Kosoves te cilet po ndiqnin nepermjet ekranit kete moment shprehen mllefin e tyre per getoizimin e Kosoves.

Midis Ballkanit dhe shtetet perreth te tjeret mund te levizin pa viza ndersa ne duhet te shkojme ne ambasade te presim nje jave dhe te harxhojme para shprehet Vullnet Gacaferri.

Ndersa ministrit ne largim te Puneve te Brendshme Bajram Rexhepit duket se do ti mbetet peng fakti qe gjate mandatit te tij nuk arriti te marre as strategjine per liberalizimin e vizave.

Ai fajesoi zyrtaren e larte evropiane Sesilia Malmstrom se ka paragjykuar ne rastin e qytetareve te Kosoves nderkohe qe tha se kriteret teknike per marrjen e strategjise jane plotesuar.

Sesilia Malmstrom ka paragjykuar shqiptaret. Por Kosova eshte shume bindese ne kete proces ka thene Rexhepi.

E derisa Bashkimi Evropian ti lere menjane paragjykimet per te cilat flet politika ne Kosove qytetaret e shtetit me te ri do te vazhdojne te presin para ambasadave te huaja per nje udhetim jashte shtetit.

Pritjet duket se jane te mundimshme aq me teper kur ne te shumten e rasteve kerkesa per vize refuzohet dhe te hollat e shpenzuara per kete qellim nuk kthehen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›