E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Ora 19.00, afati i fundit për komisionerët

Zgjedhjet në komunën Shalë në Shkodër mund të mbetet peng i mos emërimit të komisionerëve. KQZ vendosi si afat të fundit për emërimin e komisionerëve orën 19.00, por subjektet politike nuk paraqitën emrin e asnjë anëtari.

Sipas KZAZ-së, të dyja palët nuk plotësojnë kushtet dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, do kete nderhyrje. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen nesër në 10 komuna të vendit.

Sipas vendimit të miratuar nga KQZ, nesër zgjedhësit e komunave Shllak dhe Shalë (Qarku Shkodër), të komunave Pishaj dhe Papër (Qarku Elbasan), komuna Mollas (Qarku Korçë), komuna Kolsh (Qarku Lezhë), komuna Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër), do të votojnë për kandiatët për kryetar komune dhe për këshillin e komunës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›