E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, kërcënim nga Gadafi

“Jeta ime është në rrezik dhe për fat të keq, jo vetëm unë, por edhe familja ime”. Kështu ka deklaruar kryeministri Silvio Berluskoni, i cili ka shprehur hapur frikën se mund të vritet me urdhër të Gadafit.  “Kam mësuar nga burimet e mia të besueshme se Gadafi ka dhënë urdhër të më vrasin”, ka shtuar më tej ai.

Ndër arsyet që ka ushqyer pakënaqësinë e kolonelit është pjesëmarrja e Italisë në luftën në Libi.
 

“Në Tripoli, ka pasur postera gjigande që më përshkruajnë mua me Gadafin duke shtrënguar duart” vijon më tej kryeministri.

“Pastaj, para presionit të SHBA-së dhe votimit nga parlamenti” citoi ai – çfarë mund të bëja? Nuk isha unë ai që vendoste. Por shkoni dhe shpjegojani këtë dikujt që është mësuar të komandojë si Gadafi. Rregullat e demokracisë nuk i kuptojnë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›