E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KZAZ 53: Presidenti votoi për Ramën

Këtë e ka përforcuar sot edhe kryetari KZAZ-së numër 53 në shkollën “Servete Maci”, Berti Çoku, i cili tha se votat janë administruar  në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Ai theksoi se votat e Topit ishte për Ramën.

"Z. President, vota juaj për Edi Ramën është shprehja e vullnetit tuaj, por përpjekja juaj për të fshehur të vërtetën e votës tuaj, duke akuzuar njerëzit e ligjit për interesa personale, është shumë  e rende", deklaroi ai. Sipas tij, kjo KZAZ, ka publikuar dhe procesverbalin e firmosur nga të gjithë anëtarët e saj.

"Ndaj dhe ju zoti President, dilini zot votës tuaj, dhe mos përsërisni akuzat e Ramës ndaj njerëzve të ligjit, sepse kështu vetëm sa komprometoni shumë rëndë pozicionin tuaj si kryetar i shtetit", theksoi Çoku. "Vota e qytetarëve dhe e juaja zoti President, nga ne janë administruar me korrektësi ligjore. Interpretimet e tjera janë meskinitet amorale dhe të padenja për pozicionin tuaj", përfundon deklaratën Çoku.

 Dy ditë më parë, pati një përplasje mediatike midis kryeministrit Berisha dhe presidentit të vendit, ku akuzuan njëri-tjetrin. Kësaj here, Topi foli qartë dhe drejtpërdrejtë, duke deklaruar se këto janë shpifje. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-30 15:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›