E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: PDIU të plotësojë dy KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku është shqyrtuar plotësimi i KZAZ 2  në komunat Rrethinë në qarkun Shkodër dhe KZAZ 73 në komunën Dardhas në Korçë me nga një anëtar.

Partia Republikane u përcakua si partia e cila ka të drejtë të propozojë një anëtar për KZAZ 2 dhe KZAZ 73.

Por meqë afati i këtyre propozimeve ka kaluar dhe PR nuk e ka ushtruar të drejtën e saj për të propozuar do të procedohet me partitë e tjera në rend brenda grupimit përkatës dhe këtë të drejtë e gëzon automatikisht PDIU-ja.

Në rast se dhe ky subjekt nuk paraqet propozimet automatikisht e drejta i takon partisë kryesore në këtë grup, Partisë Demokratike e cila duhet të paraqesë propozim deri nesër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›