KQZ: Prokuroria, me dy standarde Rozeta Rapushi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u ankua dje para anetareve te mazhorances ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, se ne zgjedhjet e qershorit 2009 probleme shkaktuan komisioneret zgjedhore. Teksa deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit, pavaresisht vonesave ne procesin e numerimit, garantuan nje proces te lire dhe transparent kreu i KQZ, Arben Ristani tha se prokuroria ka vepruar me dy standarde ndaj komisionereve shkeles te ligjit. "Duhet nje veprim me i forte dhe i shpejte i prokurorise. Pasi ai eshte i pabarabarte dhe me dy standarde, sic eshte rasti i Prokurorise se Fierit, e cila per kallezimin tone penal nuk eshte shprehur, ndersa e ka trajtuar ndryshe kallezimin e komisionereve te PS", tha kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, teksa dha garancine 100 per qind se numerimi i votave, pavaresisht disa bllokimeve apo vonesave ne te, ishte korrekt dhe i pa manipuluar. "Jane komisionet e niveleve te dyta, ato qe administrojne procesin e numerimit te votave dhe ne pak kompetence kemi si komision. Eshte e vertete qe ka pasur vonesa dhe bllokime ne procesin e numerimit te votave, si dhe hyrje te njerezve te paautorizuar ne to. Por une jap garancine 100 per qind se numerimi eshte korrekt",-tha Ristani. "Per aq kohe sa nuk ka gjurme ne sistem, do te thote qe s'ka pasur shkelje nga komisioneret dhe kur syri i tyre s'ka pare gje dhe veshi s'u ka degjuar gje e s'ka gjurme ne materialet zgjedhore, me duhet te them se eshte thjesht nje thashethem i madh", tha ai. Sipas tij, shumica e problemeve ne zgjedhjet e vitit 2009 ka qene ngaqe komisioneret u trajnuan jo sa duhet apo shpesh here ndermoren edhe akte te tilla si marrja e vules nga komisionet dhe largimi ne diten e zgjedhjeve. Probleme keto, qe sipas Ristanit jane shkaktuar vetem pasi partite politike nuk i sollen ne kohe komisioneret e tyre per t'i trajnuar apo i ndryshuan ato ne diten e fundit. "Pati vonesa ne procesin e numerimit te votave, por kjo erdhi vetem per shkak te komisionereve te pa trajnuar mire. Por kjo gjithsesi nuk ndikoi aspak ne rezultatin e 28 qershorit, i cili eshte i miremonitoruar dhe procesi i numerimit ishte shume transparent", theksoi kreu i KQZ-se. Duke fajesuar keshtu me se shumti, komisioneret politike qe duket se jane kthyer ne nje gangrene ne zgjedhje, kreu i KQZ-se, tha se te gjithe ata persona qe shkaktuan probleme ne diten e zgjedhjeve duhet te denohen nga drejtesia. "Prokuroret ne kete rast, nuk duhet te mjaftohen vetem me kerkesat per denime me gjoba ne vlere monetare",-tha Ristani duke propozuar masa me te ashpra per "prishesit" e zgjedhjeve. Ristani renditi zonat me problematike ne diten e zgjedhjeve, me 28 qershor 2009 si Fushekuqja, zona e pare ku ndodhi bllokimi ne procesin e numerimit te votave. Zone per te cilen Ristani tha se KQZ-se iu desh te marre nje vendim ekstraligjor per te zgjidhur situaten, duke i numeruar ne komision kutite e votimit te Fushkuqes. "Patem bllokim edhe ne Bushat, i cili nuk kaloi pa u vene re dhe nga OSBE. Madje ata thane qarte se nje subjekt politik, bllokoi numerimin dhe e liroi ate vetem pasi u bind se 42 kutite e Bushatit nuk ndikonin ne rezultatin e zones. Patem bllokime ne numerim ne Fier ne disa qendra",-tha Ristani.
Ristani: Fletet e votimit, nuk i dogjem per shmangien e debateve
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, tha dje se institucioni qe ai drejton nuk i ka djegur ende kutite e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit, vetem per te mos krijuar me shume debate mes forcave politike, qe ende perplasen per hapjen e kutive te votimit. "Nuk ka afat te shprehur ne ligj per djegien e tyre dhe duke pare situaten aktuale politike, KQZ nuk ka ndermarre asnje hap te tille, pasi nuk ka dashur t'i hedhe benzine zjarrit",-tha Ristani. Ai vleresoi se zgjedhjet e 2009 arriten standardet me te larta, referuar kryesisht teknologjise dixhitale per here te pare ne Shqiperi, ne transparencen e numerimit te votave.