E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet rajonale në Itali, kryeministri Berluskoni triumfon me një fitore të rëndësishme Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka fituar zgjedhjet rajonale. Partia e tij, “Njerëzit e Lirisë” dhe aleatët e koalicionit fituan katër rajone të tjera nga opozita e qendrës së majtë. Rreth 64 për qind e elektoratit mori pjesë në zgjedhje, 8 për qind më pak se pjesëmarrja në to pesë vjet më parë. Vetë kryeministri i ka quajtur këto zgjedhje si një test të rëndësishëm para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Të dielën dhe të hënën është votuar në 13 nga 20 rajonet e Italisë. 11 rajone deri tani ishin në duart e të majtëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›