KQZ Qendrat e votimit nuk do mbyllen nese ka njerez ne radhe

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor Arben Ristani u ka bere apel te gjithe komisionereve ne qendrat votimit qe te lejojne te votojne te gjithe qytetaret qe jane ne radhe edhe pas perfundimit te afatit. Ora zyrtare per mbylljen e procesit te votimit eshte 1900 nderkohe Kodi Zgjedhor parashikon qe qendra e votimit nuk mbyllet nese ka ende qytetare ne radhe qe kerkojne te votojne. Ka shume qendra ne te cilat qytetaret po presin per te votuar. U bej thirrje komisionereve te lejojne te gjithe qytetaret qe te votojne. Nese do te kete kundravajtje ata do te perballen me forcen e ligjit tha Ristani.
Ne shume qendra votimi ne te gjithe vendin pavaresisht se ka perfunduar orari zyrtar procesi i votimit vazhdon. Kjo pasi shume qytetare kane qene ne radhe per te votuar.
Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve 35.04 eshte pjesemarrje e votuesve ne rang vendit deri ne oren 1600. Pjesemarrja me e madhe shenohet ne Elbasan ku shifra arrin ne 40.80. Ndersa ne qarqet e tjera kemi Beratin 29.5 ne qarkun e Dibres 23.73 ne qarkun e Durresit 38.59 ndersa ne qarkun e Fierit 23 . Sa i takon pjesemarrjes ne Tirane ajo eshte ne nivelin 31.5.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ben te ditur se vetem ne 8 qendra votimit nuk eshte hapur procesi i votimit. 6 prej tyre i perkasin komunes Shllak. Kryetari i KQZ-se Arben Ristani deklaroi se nese 8 qendrat e votimit ku nuk eshte hapur votimit do te ndikojne ne rezultatin e njesise vendore do te kemi perseritje te votimit per te gjithe qendrat e votimit per njesine perkatese.
Lidhur me nivelin e pjesemarrjes ne votimit deri ne oren 1400 eshte rreth 22. Pjesemarrja me e larte deri me tani eshte shenuar ne qarkun e Kukesit mbi 28 ndersa me e uleta eshte ne qarkun e Fierit rreth 13.79. Kreu i KQZ-se Ristani eshte shprehur se ka trend qe pjesemarrja ne procesin e zgjedhjeve te 8 majit te jete ne rritje.
Lidhur me problemet e shfaqura nga boja Ristani tha se boja eshte prodhuar nga nje shoqeri gjermane dhe eshte e testuar ne laborator dhe pergjigja ka qene pozitive pra qe ajo eshte rezistuese.
Problemi me bojen matrikulluese
Ne mbledhjen e KQZ-se Deshire Subashi anetare e PS-se ne kete komision eshte shprehur se problemi me bojen matrikulluese qendron tek fakti i momentit te ngrirjes. Subashi tha se ajo vete pas votimit kishte arritur te fshinte bojen me ane te nje letre te lagur ndersa bashkeshorti i saj qe kishte provuar nje gje te tille disa minuta pasi kishte votuar nuk i ishte hequr boja.