E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Rezultati i zgjedhjeve të hënën në drekë

Rezultati paraprak i zgjedhjeve lokale do të publikohet gjatë orës së drekës së ditës së hënë. Kështu ka deklaruar kryetari i KQZ-së Arben Ristani në një prononcim për “Ora News”. Sipas Ristanit në fillim do të nisë numërimi i votave për kryetarët e bashkive dhe këshillin bashkiak dhe më pas për kryetarët e minibashkive dhe këshilltarët e minibashkive.
 

Gjithashtu Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka deklaruar se qendrat e votimit do të vijojnë te jënë të hapura edhe pas përfundimit të orarit zyrtar në orën 19:00 nëse në do të ketë qytetarë të cilët dëshirojnë të votojnë.
 

Më tej Ristani ka theksuar se edhe pse trendi i votuesve ka qënë në rritje, pjesëmarrja në zgjedhje nuk do ta kaloj 50 përqindëshin.
 

Kreu i KQZ-së gjithashtu theksoi se problemet gjatë procesit të votimit ka qënë në rënie pasi sipas tij ka pasur një frymë mirëkuptimi mes dy përfaqëuseve të partive politike për të zgjidhur problemet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›