E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te votoj per ty bir

Po bir do te votoj per ty e shoket e tu ne te gjithe kete vendin e madh. E pambarim per ju. Aq te vogel per mua. E aq te ngushte.
Do te derdh ne ate leter te gjithe mundimin tim. Per te te ndertuar ty nje livadh te qete e te bukur. Nje blerine ku ti te bredhesh lirisht e ti ulurasesh gjithe fryme mendimet e tua te vogla. Si hapat e tu. Hapat e tu qe mos guxoje njeri tiu pres hovin shpejtesine vrullin...Sic mi nderprene mua gjithe jeten time. Per shkak te mendimeve te mia. Te ndryshme. Qe si mbajta dot kycur. Kur syte e mi pane. Dhunen e pambarimte ne bulevaret e mendimit unik te ketij vendi.
Ne bulevardet e gjere qe turma i mbush. Me brohoritje te detyruara. Qe vec nxisin qytetaret te zhduken rrugicash te ngushta qe te marriin frymen. Dhe erresojne driten e ketij qytetit te madh. Te ketij trishtimi te frikshem.
Te prinderve te varfer e te papune. Ne kerkim te bukes se perditshme qe svjen. Per femijet e tyre. Te femijve qe kane lene lodrat e moshes e po detyrohen te sillen si te rritur. Ne mitingjet e shemtuara duke mbajtur parrulla me fjale ku e ku me te renda. Per shpatullat e tyre te njoma. Te femijve me fytyra qe u rrudhosen si pleq. Kur qeshin gjithe qejf e gezojne me keto lodra te medha qe te rriturit e shemtuar qe drejtojne kete vend ia dhurojne pa asnje ndroje.
Ndrojen qe aq shume na dallonte nga te tjeret. Por qe sot po na e vrasin ca kopuke e batakcinje laramane. Qe paraja e vjedhur i nxjerr cdo nate ne ekranet tona. Per te kenduar pa turp kengen e harreses qe pergjumi vazhdimisht keta njerezit tane te mire. Ne shekujt e historise sone. Qe vec perseritet. Bash per shkak te saj. E harreses ndaj dhunes ndaj skamjes ndaj dinjitetit tone...
Qe se paten kurre vet. Qe se njohen. Qe se dine se ceshte. E perse vlen. Tek e ndyne dhe mbyllin sic gjithe jeten ben. Sot ne ato salla ku studentet e arteve njohen dhe recituan per here te pare autoret e dramave te medha njerezore. Per te folur per endra qe skane guxuar ti shprehin kurre. Per guximin qe se njohen asnjehere. Per te uluritur gjithe vrer e cinizem. Per cdo peme qe pritet. E per te heshtur per turp. Per cdo njeri te ketij vendi qe lendohet. Qe rrihet. Qe tallet. Qe vritet. E sqahet.
Dinjitetin e tyre qe ia dhuruan cdo pushteti. Qe na pengoi cdo hap te jetes sone per te ndertuar nje shtet per te qene. Te drejte te barabarte per te gjithe. Nje shtet te te gjitheve. Qe sot eshte mbytur nga pushteti. Nje pushteti qe po luan me sinqerisht se kurre me instiktet me te rrezikshme te njeriut. Per te mbytur dhe vrare vlerat me te arrirra te tij. Te kesaj qenieje te larte. Qe po duan ta ulin ta pergjumin ta kerrusin. Per nje grusht miell. Qe sngop. Per nje grusht paresh. Qe vec varferojne. Shpirtin e tunduar.
Shpirtin e varfer per nje pune. Cfardo qe te jete. Vec per te ushqyer barqet e bukur te te vegjelve. Me nje cope buke. Qe do ti helmoje gjithe jeten. Qe do tia bej te vjelle vec frike e ankth. Si cdo jete ne sherbim te padrejtesise te pandershmerise qe ti e di. E njeh. E dallon. Dhe e pranon. Me ndergjegje.
Me ndergjegjen tende. Qe seshte. Qe te shnderron me pas ne nje qenie te vajtueshme. Qe vjedh. Te afermit e tu. Qe urren. Familjen tende. Qe tall. Te varfrerin. Dhe vret e zhduk. Te drejtin. Per te ndertuar nje bote tenden. Ku ti do te jetosh i vetem. Me fantazmat e shpirtrave qe demtove. Pa kthim. Duke perdorur pushtetin per korruptim per frike per ankth. Ndaj te tjereve. Qe jane shumica e ketij vendi.
Pushtet qe ska buzeqeshje ne bote ti jap ngjyre njerezore. Sepse eshte pushtet i pakices. Ku se gjen veten kerrkush edhe kur eshte pjese. Qofte administrator apo thjesht roje. Sepse cdokush i tille e di se i eshte dhene posti dhe se ka marre vet. Sic e di gjithashtu pse dhe si i eshte dhene. Dhe kush ja ka dhene. Ndaj te cilit duhet te jete mirenjohes. Mirenjohje e perkohshme si cdo gje qe arrihet jo per merita te gjykuara ne menyre te barabarte. Por per sherbime ndaj liderit dhe partise. Te liderit dhe parties qe sharrojne kurre nderet qe te kane bere. Sic nuk harrojne kurre dobesite e karakterit tend. Gjithashtu.
Te karakterit qe seshte. Qe po semure me mungesen e tij shqoerine e ketij vendi. Duke dhuruar shembuj te shemtuar per tu ndjekur. Te te vetmit student te ketij vendi te afte te zoteroje shuma marramendese qe asnje i ri tjeter sdo te mundte kurre ti enderronte gjithe jeten e tij. Para qe sot po kerkojne te blejne sinqeritetin e te besuarit. Te besuarin tek e ardhmja. E cila sdo mundet kurre te ndertohet ne auditoret ku behet politike dhe ne diskot e pub-et ku kendohet kenga e lumturise se ketij njeriu te vetmuar. Qe qesh me cinizem per lumturine e studenteve te ketij vendi tek hedhin vallen shekullore rreth vetes. Me te gjaten e me te renden e jetes se tyre. Ate te harreses. Te historise se tyre. Qe kurre si mesoi.
Se ajo perseritet. Tamam sic perseriten provimet e pa pergatitura sic duhet. Tamam sic perseriten pengesat tona ne rrugen e gjate te ndertimit te nje sistemi te vertete demokratik. Ku qytetari eshte mbret dhe institucionet sherbetor te tij. Dhe keta te fundit e dine se jane ngritur prej tij per ti sherbyer dhe jo per ti ndjekur nga pas me shkop gome ne dore. Ne bulevardet e frikes. Per tiu ulur koken. E bere njesh me sheshin e pergjakur. Nga plumbat qe ne Europen e sotme skane me vend as ne kufijte me te larget.
Te ketij shteti te ri qe duhet se fundi te jete me i forte se cdo pushtet. Ku cdo institucion e cdo funksionar i pavarur sdo te lejoje me shperfytyrimin e tij. Qe spo na ndahet e qe na eshte bere jete e imazh. Per te mos lejuar me keshtu shperfytyrimin e njeriut. Aq me teper te atij me te dobtit. Qe parat e vjedhura apo nje cope buke me shume e shtyjne drejt aktesh apo fjalimesh qe po na lene pa fjale.
Por dhe pa te ardhme. Qe po te lene pa te ardhme ty biri im. Qe bashke me shoket e tu te vegjel keta camarroke te embel te Republikes sone meritoni pa dyshim nje Shqiperi tjeter. Nje Shqiperi qe te kete vend per te gjithe. Ku kerrkush mos guxoje me tju pengoje e ndale hapat dhe mendimet tuaja. Te cilet sdo te kete dhune pasuri apo dhurata qe tua dobesojne kerrusin shperfytyrojne dhe vrasin. Sic po perpiqen sot kaq shemtuar me disa femije te tjere me te medhenj se ju ne moshe.
Per nje Shqiperi te tille do te votoj bir. Qe do te lere pas kurrizit keta njerez qe na dhuruan keto vite me kaq sinqeritet e bollek nje histori kaq te shemtuar. Nje Shqiperi qe do te harroje keta njerez. Por jo historine e tyre. Pra nje vend qe rritet qe ecen qe na bashkon e na mbledh. Qe na bene te besojme tek njeri-tjetri. Dhe gjithe se bashku ne nje te ardhme me te mire e me te denje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›