E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Rama e Basha zyrtarisht kandidatë për Tiranën

01/04/2011  Regjistrohen kandidatët e dy koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhjet e 8 majit

Basha e Rama do jenë të vetmit për kreun e Bashkisë së Tiranës

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë tashmë zyrtarisht dy kandidatët e vetëm që do konkurrojnë mes tyre për kreun e Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi zyrtarisht dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës: Lulzim Bashën, i propozuar nga Partia Demokratike, dhe që kryeson koalicionin e djathtë “Aleanca për qytetarin”, dhe kandidatin e Partisë Socialiste, Edi Rama, kryesues i koalicionit opozitar “Aleanca për të ardhmen”. Kështu kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit do të konkurrojë për herë të katërt radhazi në zgjedhjet vendore të 8 majit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur në KQZ pak ditë më parë nga dy kandidatët, në mungesë të tre anëtarëve të opozitës, komisioni vendosi dje regjistrimin e tyre për garën elektorale të 8 majit. Kreu i KQZ-së, tha dje se “propozimet për kandidatin e koalicionit të djathtë janë nënshkruar nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Ndërsa propozimi i koalicionit të majtë, i cili rikonfirmoi Ramën për herë të katërt si kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga sekretari i PS-së, Fatmir Xhafa.” Në mbledhjen e djeshme, KQZ miratoi gjithashtu dhe listën shumemërore të kandidatëve për këshillin e Bashkisë Tiranë, të paraqitur nga Partia Aleanca Ekologjike Evropiane; atë të paraqitur nga Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, si dhe të Lëvizja Socialiste për Integrim. Të tria këto subjekte politike janë pjesë e koalicionit të djathtë “Aleanca për qytetarin”. Nga ana tjetër, pjesë e vendimmarrjes së djeshme të KQZ-së ishte dhe miratimi i listave shumemërore të kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës, të paraqitur nga Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar dhe nga Partia Demokristiane e Shqipërisë. Dy forca politike këto që i përkasin koalicionit “Aleanca për qytetarin”.

Organizimi

Pavarësisht mungesës së tre anëtarëve të opozitës në mbledhjet e saj, KQZ-ja tashmë është futur në fazën më të nxehtë për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore të 8 majit. Kështu, në kuadër të menaxhimit të procesit parazgjedhor, ky komision ka zhvilluar tri ditët e fundit mbledhje, në të cilat është miratuar regjistrimi i listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës. Gjithashtu, KQZ-ja ka miratuar, edhe pse në shkelje të çdo afati ligjor, dhe listat propozimeve të PS-së dhe PBDNJ-së për anëtarë dhe sekretarë në 66 KZAZ-të në rang vendi.

Rikonstituimi

Vonesa e dorëzimit të këtyre listave solli dhe ndërhyrjen e KQZ, e cila në fillim të shkurtit bëri konstituimin e vendeve të mbetura vakante në 66 KZAZ-të, ku plotësimi i tyre u bë me njerëz nga shoqëria civile e jopolitikë. Por, PS ka shfrytëzuar ditën e fundit të afatit të deklaruar nga KQZ-ja për t’u regjistruar si pjesëmarrëse në sfidën elektorale të 8 Majit, ku dhe kërkoi zëvendësimin e anëtarëve apolitikë me përfaqësuesit e saj në 66 KZAZ-të e konstituara nga KQZ-j

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›