Arsimtarët, testim në 37 lëndë për të përfituar rritje page
01/04/2011 Rregullorja për vlerësimin e shkallëve të kualifikimit, 30 pikë ekstra nga bonuset dhe portofoli i mësuesit
Për të pestin vit radhazi arsimtarët do ti nënshtrohen testimit të kualifikimit, rezultatet e të cilit do të sigurojnë edhe një rritje të pagës nga 5 në 20 për qind, sipas shkallëve të kualifikimit. Aktualisht është shpallur edhe rregullorja me detajet përkatëse mbi të cilat do të kryhet vlerësimi i mësuesve për këtë vit. Provimeve të kualifikimit u nënshtrohen vetëm punonjësit e arsimit, të cilët deri më 31 dhjetor të vitit 2010 plotësojnë vjetërsinë e punës, pesë, dhjetë apo njëzet vjet. Vlerësimi i arritjeve të arsimtarëve do të zhvillohet duk u mbështetur në kombinimin e tre elementeve, ku përfshihen: portofoli i mësuesit, bonuset, si dhe pikët e fituara në testim. Dy treguesit e parë (portofoli dhe bonuset) vlerësohen nga drejtoritë arsimore rajonale. Ndërsa testimi me shkrim i mësuesve bëhet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit në bashkëpunim me ministrinë. Portofoli i mësuesit krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit ka një element më tepër, që është planifikimi ditor i mësuesit. Portofoli përmban: curriculum vitae, plani mësimor vjetor i një lënde, objektivat e arritjeve të nxënësve në tri nivele, një test kapitulli në lëndën, projekt kurrikular për një lëndë dhe klasë të caktuar, plani mësimor ditor. Secili nga elementet e portofolit do të vlerësohet maksimalisht me 3 pikë, duke rezultuar në total 15 pikë gjithsej. Mësuesit do të marrin pikë dhe nga bonuset. Në këtë kategori përfshihen: master, SHPU, dr., certifikatë e gjuhës së huaj, certifikatë mbi TIK. Duhet theksuar se bonusin master e përfitojnë vetëm ata mësues kandidatë që zotërojnë diploma “Master i nivelit të dytë ”, ose që kanë përfunduar studimet në SHPU – shkolla pasuniversitare, ata mësues kandidatë që zotërojnë diplomën “Doktor i shkencave”. Secili prej bonuseve do të vlerësohet me 5 pikë, duke bërë të mundur rritjen në total prej 15 pikësh për ata që supozohet se zotërojnë të tri bonuset nga elementet kryesore të vlerësimit të arritjeve të tyre. Ndërkohë që përveç këtyre, mësuesit do të duhet të japin edhe provimin me shkrim, nëpërmjet të cilit duhet të përfitojnë 70 pikë. Testi me shkrim do të përmbajë katër rubrika, të cilat do të vlerësohen sipas një raporti harmonik të balancuar, dokumentet zyrtare, të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve; programet përkatëse lëndore, aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë në mësimdhënie-nxënie në përgjithësi si dhe të lëndës, përmbajtjen shkencore të lëndës shkollore sipas programit lëndor përkatës. Gjithsej arritjet në testin me shkrim do të vlerësohen me 70 pikë. Kështu të gjithë arsimtarët do ti nënshtrohen testimit me shkrim në plot 37 lëndë.
met
1. Kandidati, që ka dhënë ose ka marrë kopje sipas raportimit me
shkrim të administratorit përkatës, do ndëshkohet me mosmarrje të shkallës së kualifikimit, e për rrjedhojë humbje të së drejtës për të marrë shtesën e pagës.
2. Kandidatit që shkel rregulloren duke komunikuar gjatë testimit, kur përdor celular apo mjete të tjera që nuk lejohen në ditën e provimit, i ulen 10 pikë nga vlerësimi i
përgjithshëm me pikë.
3. Mësuesit e ndëshkuar me mosmarrje të shkallës së kualifikimit për arsye të përjashtimit nga provimi ose të kopjimit kanë të drejtë të aplikojnë për kategorinë e pretenduar jo më parë se dy vjet.
4. Ndërsa për administratorët që mbikëqyrin provimin do të jepen paralajmërim apo largim nga puna, nëse nuk do mbikëqyrin si duhet mbarëvajtjen e procesit të provimit.
Kush konkurron:
Për kualifikimin konkurrojnë arsimtarët e sistemit publik dhe atij privat, që gëzojnë diplomë mësuesie, ata pa diplomë mësuesie, por që janë me arsim të lartë e që japin lëndët profesionale në shkollat përkatëse, ata pa diplomë mësuesie që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e edukimit muzikor ose të edukimit figurativ. Duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor kanë të drejtë të aplikojnë për një shkallë kualifikimi mësuesit të cilët kanë grumbulluar një numër minimal kreditesh, të cilat përcaktohen me udhëzim të posaçëm nga kreu i MASH.
Po ashtu të gjithë punonjësit mësimorë të përmendur në këtë kategori, që kanë mospërputhje midis vjetërsisë së punës në arsim dhe shkallës së kualifikimit, kanë të drejtë të kualifikohen për shkallën më të ulët të kualifikimit që nuk e kanë fituar ende. Mësuesi në kopshtet e fëmijëve përgatitet për kualifikim për të gjitha
programet e arsimit parashkollor, ai i arsimit fillor përgatitet për kualifikim për të gjitha lëndët. Ndërsa mësuesi i ciklit të lartë të arsimit bazë, të gjimnazit dhe ata të arsimit profesional të kulturës së përgjithshme përgatiten për kualifikim për të gjitha lëndët të cilat i japin në shkollë.