E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Rinumerim edhe ne qytete te tjera

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së votimeve edhe në qytetet tjera të Kosovës në rast se konstatohen parregullësi të mëdha nga Qendra për Numrimin e Rezultateve e cila të shtunën ka nisur rinumrimin e 40 për qind të vendvotimeve. Nga 785 kuti të cilat janë vendosur në karantinë deri tash janë numruar vetëm 158 prej tyre.

“Kur ta kemi rezultatin përfundimtar të QNR për kutitë e rinumëruara ne do ta kemi edhe nivelin e parregullsive edhe raportin se sa kuti kanë qenë në përputhje me formularët” tha Daka.

Koordinatori i Qendrës për Numrimin e Rezultateve, Burim Ahmetaj i ka njoftuar anëtarët e KQZ-së për procesin e rinumërimit të votave, i cili sipas këtij ritmi pritet të përfundojë pas pesë ditësh.

“Që nga 19 dhjetori, deri në mesnatën e 20 dhjetorit, janë rinumëruar gjithsej 158  vendvotim dhe pjesa më e madhe e tyre është brenda nivelit të tolerancës dhe mund të procesohen si të rregullta” tha Ahmetaj.

Me kërkesë të LDK-së, KQZ ka marrë vendim që të bëjë rinumrimin e 40 për qind të vendvotimeve në Kosovë. Në bazë të raportit final që do të hartohet nga Qendra për Numrimin e Rezultateve do të merren edhe vendimet nga ana e KQZ-së.

Bul Saliu
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›