E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve SHBA- Marty-t Paraqitni provat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dick Marty që nëse ka ndonjë provë të besueshme për akuzat e tij ndaj kryeministrit Hashim Thaçi t’i paraqesë ato tek autoritetet përgjegjëse për hetimin e mëtejshëm.

Zëvendësambasadori amerikan në Kosovë, Michael Murphy, tha gjatë një vizite në Graçanicë, komunë e re me shumicë serbe në afërsi të Prishtinës, se Departamenti amerikan i shtetit e ka bërë shumë të qartë kur ka thënë se raporti i Dick Marty nuk ka ndikime në marrëdhëniet e mira në midis SHBA-ve.

 “Mendoj se e kemi bërë të qartë se, nëse ka ndonjë provë kredibile, ashtu siç ka thënë edhe EULEX-i dhe të tjerët, zoti Marti duhet tua paraqesë ato prova autoriteteve përgjegjëse për hetime të mëtutjeshme. Unë kam qenë shumë i kënaqur kur kam dëgjuar kryeministrin të thotë se qeveria e tij dhe populli i Kosovës do të bashkëpunojnë me hetimet e këtilla” tha Murphy.
Murphy tha se SHBA-të janë partnere të fuqishme të Kosovës.

“Marrëdhëniet tona me qeverinë dhe popullin e Kosovës janë po aq të fuqishme sa kanë qenë gjithmonë dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në ecjen përpara” tha Murphy.

Sipas tij, SHBA kanë të njëjta synime për Kosovën si ato të popullit dhe qeverisë së Kosovës.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›