E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Ristani: Nisi numërimi i votave

Duke publikuar rezultatin e parë të ardhur nga një KZAZ e Kukësit, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani njoftoi mbërritjen e proceverbalit të parë në mënyrë elektronikeTIRANË- Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, informoi në orët e para të mëngjesit të sotëm nisjen e procesit të numërimit të votave në KZAZ-të në mbarë vendin.
Duke publikuar rezultatin e parë të ardhur nga një KZAZ e Kukësit, kryetari i KQZ-së njoftoi mbërritjen e proceverbalit të parë në mënyrë elektronike.
Meqë është e para tabelë e rezultateve, pas numurimit të një kutie votimi, Ristani publikoi të dhënat e saj. "Numri i zgjedhësve që kanë votuar është 851, fletë votimi të papërdorura 439, fletë votimi të dëmtuara 14, fletë të gjetura në kuti 851, vota të pavlefshme 22, vota të vlefshme 829. Nga këto 577 vota janë fituar nga Aleanca e Ndryshimit, nga Poli i Lirisë 2 vota, nga LSI 14 vota, Bashkimi për ndryshim 235", lexoi kryetari i KQZ-së rezultatet e një kutie votimi në një KZAZ të Kukësit.
Në sajë të teknologjisë së përdorur në këto zgjedhje procesi i numërimit të votave në VNV shihet direkt në selinë e KQZ-së në sajë të kamerave të instaluara aty. Pamjet në ekranet e vendosur ndryshohen në çdo 30 sekonda, ku paraqiten momente nga numurimi i votave në të gjitha VNV-të në vend.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›