Tiranë, policia përfundon shoqërimin e kutive pranë KZAZ-ve
Policia e Tiranës ka bërë të mundur përfundimin e procesit të shoqërimit të kutive të votimit pranë KZAZ-ve në të cilat do të kryhet edhe numërimi i tyre. Sipas policisë në Qarkun e Tiranës nuk u evidentua asnjë incident lidhur me procesin zgjedhor.TIRANE- Ka përfunduar rreth orës 23:30 proçesi i shoqërimit të materialeve zgjedhore nga Qëndrat e Votimit të qarkut të Tiranës për në Vendet e Numërimit të Votave.
Burime të policisë të Tiranës bënë të ditur se aktualisht janë dorëzuar kundrej procesverbalit përkatës 95 % e materialeve zgjedhore, ndërkohë që pjesa tjetër është në pritje përpara Vendit të Numërimit të Votave, për t'u dorëzuar.
Vetëm në një rast, dhe konkretisht në qëndrën e votimit nr.1766, sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, për shkak të mosmarrëveshjes që ka komisioni i qendrës së votimit, materialet zgjedhore vazhdojnë të qëndrojnë në qendrën e votimit. Për të garantuar shoqërimin e materialeve zgjedhore drejt vendit të numërimit të votave, pranë kësaj qëndre votimi është siguar prania e nevojshme e policisë.
Sipas policisë në Qarkun e Tiranës nuk u evidentua asnjë incident lidhur me proçesin zgjedhor dhe qetësinë publike, ndërkohë që strukturat e Policisë të Qarkut Tiranë, aktualisht po sigurojnë 16 vende të Numërimit të Votave në Qarkun e Tiranës.