E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Ka filluar numërimi i votave në disa qarqe

Kreu i KQZ Arben Ristani është shprehur në një konferencë për shtyp se ka filluar numërimi i votave në disa qarqe të vendit. Sipas Ristanit ka filluar numërimi i kutive të votimit në Shijak, Tepelenë, në Krumë, Bajram Curri, Lezhë, dhe 4 njësi në Tiranë. Ai gjithashtu u shpreh se është numëruar kutia e parë në qarkun e Kukësit ku sipas Ristani janë 577 vota për PD, dhe 235 vota për PS duke shtuar se të dhënat do të pasqyrohen nga minuta në minute në monitoret në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›