KQZ Sot afati i fundit per partite qe u jane kthyer per plotesim listat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë me dije se sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, të atyre partive të cilave u është kthyer dokumentacioni për plotësim. KQZ ka miratuar listat e 50 partive, ndërkohë që janë rikthyer për plotësim 16 forca politike.
“Në datën 11 Maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi verfikimin paraprak të Listave shumëemerore dhe rezulton se, nga 66 Parti që kanë depozituar lista shumemërore për 50 prej tyre KQZ ka vendosur miratimin e listave shumëemërore, ndërkohë për 16 prej tyre KQZ ka vendosur kthimin për plotësim të dokumentacionit të depozituar.
Në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor afati përfundimtar për ridepozitimin e dokumentacionit të korrigjuar përfundon më datë 12.05.2013. Nisur nga fakti se data 12 është ditë e diel, afati i fundit për ridepozitimin e dokumentacionin e korrigjuar është data 13 Maj pra dita e sotme” –deklaroi zëdhënësja Hoxhaj.