LSI ne Gjirokaster prezanton kandidatet per deputete
Drejtoi për katër vjet Ministrinë e Ekonomisë. LSI së fundmi në opozitë bëri sërish thirrje për rotacion sepse qeveria Berisha, sipas Ilir Metës nuk ka vizion për të çliruar potencialet ekonomike të vendit.
“Regan ka thënë që qeveria është problemi sikur e ka thënë për qeverinë Berisha. Më 23 qershor të votojmë për rotacionin për ndryshimin. T’i japim fund garës që i ka shpallur Berisha Gjermanisë”, u shpreh Meta, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.
Nga Gjirokastra ku prezantoi kandidatë për deputetë Ilir Meta deklaroi ironizoi inaugurimet e kryeministrit Berisha, ndërkohë që nuk ka përfunduar rrugën e premtuar Levan-Tepelenë.
“Më të gjatë janë shiritat që priten se rrugët që asfaltohen dhe kryeministrit aktual i cili përgatite të bëjë dorëzimet me 23 qershor që ka bërë mijëra e miliona km rrugë të vijë jo me helikopter por me makinë nga Memaliaj në Tepelenë. T’i kërkojë falje Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt, sepse këto qytete nuk mund të ecin me ritmet e tij, do të ecin më shpejt me ritmin e LSI”, deklaroi kreu i LSI.
Meta premtoi uljen me 10 % të TVSh për shërbimet turistike. Foli për taksa të ulëta, rritjen e vendeve të punës dhe të të ardhurave. Për bizneset në zonat e lira ekonomike premtoi edhe më shumë.
Në qarkun e Gjirokastrës dalin 5 deputetë, nëse legjislaturën e shkuar rezultati ishte tre deputetë për të majtën dhe dy për të djathtën, kësaj here sipas Metës rezultati do të jetë katër me një sërish në favor të të majtës.