E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Sot është afati i fundit për ridorëzimin e listave të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë apel partive politike të cilave iu janë rikthyer për plotësim listat e kandidatëve se sot është afati i fundit për ridorëzimin e tyre.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ, ka theksuar se janë miratuar listat shumëemerore për 50 parti politike,  ndërsa 16 partive u janë kthyer listat për rishikim.

“Në 11 maj KQZ përfundoi edhe verifikimin e listave ku nga 66 parti,  për 50 prej tyre ka vendosur miratimin e listave shumëemërore të kandidatëve dhe për 16 parti ka vendosur për kthimin e dokumentacionit. Afati për ridorëzimin e dokumentacionit të dorëzuar është dita e sotme 13 maj tha zëdhënësja.

Gjithashtu zëdhënësja e KQZ-së rikujtoi se në këtë institucion kanë dorëzuar listat shumëemërore për kandidatët 66 parti politike ku 62 prej tyre janë pjesë e koalicioneve zgjedhore ndërsa 4 subjekte do të kandidojnë të vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›