“Rritja e prodhimit bujqësor dhe atij industrial tregon se ekonomia është e shëndoshë”

Arben Imami bashkëbisedon me fermerët në Belsh
Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Arben Imami zhvilloi një takim me fermerët në Belsh ku theksoi se zhvillimi i zonës është i dukshëm dhe i prekshëm. Ministri Imami u shpreh se kjo zonë do të jetë një nga modelet e ekonomisë bujqësore por jo vetëm të agrobiznesit por edhe të industrisë ushqimore, agroindustrisë e turizmit. Jam i sigurt, tha ai, për perspektivën e shkëlqyer të kësaj zone. Kjo është arsyeje që në mënyrë të veçantë ne po vijojmë t’i japim një rëndësi të veçantë infrastrukturës në këtë zonë. Do të fillojë 2-3 rrugë të reja u shpreh ai, sepse ka filluar e Grekanit, do të fillojë edhe Belsh- Gurale, Shalës – Guran, gjithashtu Rrasa. “Ajo që është e sigurt” cilësoi ai, “është se ne do të bëjmë gjithçka për tju shërbyer juve, bizneseve tuaja, fermave tuaja”. Duke folur për infrastrukturën, Imami theksoi se rruga e Elbasanit që po përfundon, lidh edhe Belshin edhe Cërrikun edhe qytetin e Elbasanit, sepse “së pari, vendosëm që infrastrukturën rrugore ta përmirësojmë dhe këtë përmirësim përfundimtarë ne do ta mbyllim në vitin 2017, brenda mandatit të zgjedhjeve që vijnë. Së dyti, ne bëmë politika mbrojtjeje për prodhimin tuaj, sepse ne e dimë fare mirë që prodhimi në BE, me politikat tona perfeksioniste që tani nuk kemi as dogana dhe subvencionohet nga shtetet e tyre, i dhamë mundësi prodhimit vendas të rritet dhe të shitet. Fakti është që duke u nisur nga 2-3 vitet e fundit janë rritur madje edhe eksportet e prodhimit bujqësor shqiptarë jo vetëm drejt Kosovës, Maqedonisë, Serbisë por edhe drejt Perëndimit. Çfarë menduam tjetër, shtoi ai? Bujqësia është e rëndësishme se fakti është se ne ende vazhdojmë të importojmë mirëpo duke vazhduar të importosh shumë më tepër sesa t’i eksporton mallra, në fakt po heq para nga xhepi jot. Kështu që shëndoshja e bujqësisë nga pikëpamja ekonomike i shërben zhvillimit të vendit. Vazhduam me masa të tjera që janë masat për subvencionimin e bujqësisë, blegtorisë, pemtarisë, vreshtarisë, bletë e të tjera me radhë që ju i numëroni më mirë se unë. Në fakt efekti ka qenë jashtëzakonisht i madh. Janë miliona rrënjë ullinj që janë mbjellur në Shqipëri dhe vitin e shkuar një pjesë e tyre hynë në prodhim fillestar. Për shkak të hyrjes së prodhimit të ri dhe një viti të mbarë me ullirin ne u ndeshëm me një problem tjetër, sepse nuk kishim më problemin me ullirin por problemin e përpunimit të tij. Ndaj njëkohësisht kanë filluar investimet dhe ndihmat e subvensionimi i përqindjes së interesit mbi kredinë për agroindustrinë në mënyrë që ky prodhim i subvencionuar nga shteti të mundësojë rritjen e prodhimit. Duke menduar fillimisht ta hiqnim taksën e vlerës së shtuar mbi të gjitha inputet, falë këshillimit të gjerë të Kryeministrit me fermerët, erdhë tek ideja që do të ishte tvsh-ja që do t’i rimbursonte të gjithë fermerët drejtpërdrejtë për mallin që ka blerë për shkak se nuk po fillonte të reflektonte ulja e tvsh-së në uljen çmimit për plerat, farat e kështu me radhë. Kjo është rruga më e mirë dhe e ndihmon realisht punën, prodhimin etj. Imami sqaroi fermerët se kjo qeveri e rriti prodhimin bujqësor në këto 4 vite me 33%, vetëm vitin e kaluar rritja ishte 6.3%. Fakti që kemi rritur prodhimin bujqësor dhe prodhimin industrial, tha ai, tregon që është ekonomi reale që ne e kemi rritur në këto vite të vështira, vite krize për Greqinë, Italinë dhe të tjerët, gjë që na jep sigurinë se ky model pune është stabël, ka të ardhme dhe do të vijojë po kështu duke shtuar programet për subvencionimet në pemëtari, vreshtari, ullinj e me radhë, do të shkojnë 3-4 fish më lartë, nga ku do të hapim një program të posaçëm për rrugët rurale që ju vetë keni filluar t’i shihni tashmë ashtu sikurse një program të veçantë kemi pasur për shkollat, për qendrat shëndetësore, por do të hapim dhe një program të veçantë për vaditje dhe kullim sepse vaditja dhe kullimi janë pa dyshim faktorët kryesorë nëqoftëse do që ta përdorësh tokën dhe t’i japësh vlerë asaj. Ky është një nga zotimet tona më të mëdha, përfundoi ai. Duke folur për rritje ekonomike me fermerët, Imami u shpreh se duhet të standardizohen prodhimet e vendit sepse qeveria ka filluar punën për rritjen me shpejtësi të prodhimit bujqësor që do të jenë shumë më të mëdha në vitet e ardhshme, për të konkurruar realisht duhet të punojmë mbi standarde europiane.