“Shpresojmë që rezultati zgjedhjeve të jetë i pakontestueshëm”

Majlinda Bregu në Durrës, apelon sërish për miratimin e 3 ligjeve në kuvend
Zgjedhjet më standarde dhe pranimi i rezultatit pa kundërshtime nga palët do i hapë rrugën Shqipërisë për të kërkuar çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ndërsa apelon sërish për miratimin e 3 ligjeve në kuvend, deklaron se me plotësimin e standardeve, vendi ynë do kërkojë çeljen e negociatave. “Duke shpresuar e para që rezultati i zgjedhjeve të jetë një rezultat i pakontestueshëm, të mos krijojë më problem eqë ta bëjnë më me faj Shqipërinë, edhe kur nuk ka faj vetëm sepse një politikan nuk do të pranojë humbjen. Ky proces ka nevojë për cilësi dhe unë nuk kam dyshime se kjo cilësi, që ne te rikuperojmë kohën e humbur që padrejtësisht që ka humbur kjo maxhorancë, dhe sigurisht i gjithë populli shqiptar”, deklaroi ajo. Ministrja e Integrimit reagoi edhe për mos respektimin e kuotës 30% në listën e kandidateve femra për deputete në zgjedhjet e 23 Qershorit. “Do të kishte qenë shumë mirë po të ishte mirë të plotësohej 30 %”, theksoi Bregu. Këto deklarata Ministrja Bregu i dha në Durrës në kuadër të Javës Evropiane, në një diskutim rreth procesit të integrimit evropian, me pjesëmarrësit e Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike. Ky program organizohet në Shqipëri që prej vitit 2007, nën kujdesin e Këshillit të Evropës dhe mbledh së bashku politikanë të rinj, drejtues të administratës publike e shoqërisë civile, me qëllim krijimin e një brezi të ri liderësh.