KQZ: Të hapen kutitë e Lezhës dhe Shkodrës, PS: Çmenduri, po përsëritet 2011
TIRANË- KQZ ka votuar me 4 votat e anëtarëve hetim për të gjithë qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Kërkesa për numërimin e të gjitha fletëve të votimit u bë nga anëtari i KQZ-së Klement Zguri dhe u votua nga anëtarët e pranishëm.
KQZ vendosi për Lezhën të ngrejë 8 grupe për rinumërimin 248 kutive të votimit. Numërimi i tyre do të nisë nesër në orën 10:00. Ky vendim i KQZ-së solli reagimin e fortë të përfaqësuesve ligjorë të PS-së, që e cilësuan këtë vendim si një turp, ndërsa paralajmëruan se ata që votuan një vendim të tillë do mbajnë përgjegjësi penale. Genci Gjoncaj tha se KQZ nuk mund të prekë 350 mijë votat. Zguri i cili paraqiti kërkesën për numërim të gjithë fletëve tha se hapja e dhjetë kutive në Lezhë, të kërkuara nga PD, nxori në dritë një rezultat tronditës që sjell detyrimin për të bërë transparent gjithë procesin.
Në nisje të mbledhjes KQZ pranoi kërkesën e PS që listat zgjedhore për 6 qendra votimi t’i çohen për verifikim, sipas sistemit TIMS, Ministrisë së Brendshme. PS pretendon se kanë figuruar si votues dhe persona që jetojnë jashtë shtetit. KQZ rrëzoi gjithashtu kërkesën tjetër të PS-së, ku kërkohej ekspertimi i firmave të gjithë votuesve në këto gjashtë qendra.
KQZ PRANON KËRKESËN E PR: RINUMËRIM NË SHKODËR
Ora 14:29 - KQZ miratoi me 4 vota pro kërkesën e PR për rinumërimin e votave në Shkodër. Komisioni Qendror Zgjedhor vijoi sot me shqyrtimin e kërkesën ankimore të Partisë Republikane, për rezultatin në qarkun Shkodër. Përfaqësuesi ligjor i PR-së, Arian Madhi, pretendoi se procesi në këtë qark është manipuluar dhe për këtë ai kërkoi rinumërim të votave në këtë zonë zgjedhore.
"Në Shkodër jemi para të njëjtës situatë si në rastin e qarkut Lezhë dhe konstatojmë se ka manipulime. Ajo që na duhet në këto momente është transparenca e procesit, për të garantuar integritetin e tij", theksoi Madhi.
Nga ana e saj kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, tha se qarku i Lezhës zbuloi një realitet tjetër, të paparashikuar me grupet e numërimit të votave. "Ajo që ne mendojmë është se grupi i numërimit të votave atje na solli shifra të ndryshme mes votave në kuti dhe atyre të paraqitura në tabelë. Dyshimet tona për këta persona do i çojmë tek organi i akuzës", tha kryetarja e KQZ-së.
Në fund të mbledhjes KQZ pranoi ankimin e PR dhe vendosi për rinumërimin e votave në këtë zonën zgjedhore të Shkodrës.
Po ndërsa në rastin e Lezhës dhe të Kukësit manipulimi që pretendohet ka pasur efekt në ndarjen e mandateve mes dy koalicioneve të mëdha, në qarkun e Shkodrës lufta ka qenë brenda llojit. Republikanët pretendojnë se kandidatit të tyre, Gaspër Kokaj i është marrë mandati i deputetit në këtë qark falë manipulimeve dhe falsifikimit të rezultatit nga ana e demokratëve, të cilët siguruan kështu mandatin e 5-të, atë të Gjovalin Bzhetës.
Ndaj PR kërkoi sot rinumërim në 5 qendra votimi në ZAZ numër 1 në Shkodër, pasi sipas saj, falë korrigjimeve të bëra në tabelat e rezultateve për këto qendra PD-së i janë shtuar 475 vota më shumë sesa ajo kishte në këto kuti. Vetëm këto vota, thekson PR, kanë ndikuar që kandidati i kësaj force për këtë qark të humbasë mandatin përballë Partisë Demokratike, të cilin e kishin në një koalicion. Jo vetëm kaq, por PR në padinë e vet kërkon gjithashtu rinumërim të votave edhe në 10 qendra të tjera në këtë ZAZ, pasi në tabelat e rezultateve të votave ka korrigjime të dukshme, të cilat sipas kësaj force kanë bërë që numri i votave të vlefshme dhe të pavlefshme të gjendura në kuti nuk përkon me numrin e zgjedhësve që kanë votuar.
KQZ VENDOS TË HAPË TË GJITHA KUTITË E LEZHËS
Ora 13:24 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thellon hetimin për Qarkun e Lezhës, vendos të hapë të gjitha kutitë dhe rinumërmin e fletëve të votimit. Vendimi është marrë me 4 vota pro nga anëtarët e KQZ-së ndërsa ky vendim është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komision te cilet e cilesuan vendimin 'cmenduri".
Saliani: “O të çmendur prisni të flasim ne”. Gjoncaj: Ju ka thënë PD që të prishin procesin. Do mbani përgjegjësi penale një ditë ju dhe koleget tuaja. Nuk ka njeri që ju shpëton. Ju premtoj në emër të PS që do hetoni për cdo vendimmarrje”.
Vendimi i KQZ-së erdhi pas kërkesës së anëtarit të Komisionit, Klement Zguri, për hapjen e kutive dhe për verifikim të materialeve zgjedhore të të gjithë qarkun. Kjo kërkesë e tij vjen pas numërimit të votave në 10 kuti dhe konstatimit për manipulim të rezultatit në to. Sipas Zgurit, sistemi i numërimit të votave e ka humbur besimin, ndaj dhe lypset transparenca e procesit në këtë qark.
"Kërkoj të hapim të gjitha kutitë e zonës zgjedhore Lezhë. Situata është kaq kompromentuese dhe e bën dramatike gjendjen në vendet e numërimit të votave, ku kemi një përfshirje të madhe të personave të administratës zgjedhore. Kërkesa ime synon të bëjë të mundur transparencën e kësaj situate", u shpreh Zguri.
Ndërsa anëtari tjetër i KQZ-së, Hysen Osmanaj, në mbështetje të kësaj kërkese, tha se hapja e 10 kutive në Lezhë dhe ndryshimi total i rezultatit në këto QV shtoi dyshimin se komisionerët kanë abuzuar në format më të këqija. "Kodi i ndryshuar zgjedhor i shtoi masat e dënimit në mënyrë të jashtëzakonshme për administratën që deformon ose pengon procesin. Hapja e kutive në Lezhë tregon se pavarësisht se janë shtuar masat përsëri administrata zgjedhore ka abuzuar me detyrën dhe e ka tjetërsuar rezultatin në Lezhë", tha Osmanaj.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kundërshtuan duke kërkuar bazën ligjore të kësaj vendimmarrjeje. Ndërkaq, anëtarët e KQZ-së, sqaruan se nga hapja e 10 kutive të votimit u konstatua problematikë dhe tjetërsim i rezultatit. Nga kjo bazë insistuan ata duhet të kalohet tek hapja e të gjitha kutive të votimit të qarkut për të parë se çfarë ka ndodhur.
“Të bëjë transparencën përfundimtare për këtë proces. Të bëjmë transparencë të plotë, sipas bazës ligjore. Zgjidhja më e drejtë dhe të zgjerojmë hetimin në funksion të marrjes së rezultati të drejtë dhe zgjidhjes përfundimtare” tha Shtjefni.
KQZ vendosi ngritjen e 8 grupeve të numërimit me nga 2 anëtare për rinumërimin e 248 kutive zgjedhore në Qarkun e Lezhës.
NIS NESËR HAPJA E KUTIVE, KQZ MIRATON PROCEDURAT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të premten procedurat që do të ndiqen për hapjen e 248 kutive të votimit të qarkut Lezhë.
Pas miratimit të vendimit për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark, KQZ përcaktoi rregullat që do ndiqen për hapjen e kutive. KQZ vendosi ngritjen e tetë grupeve të numërimit, me nga dy anëtarë, të cilët do të nisin nga puna paraditen e së shtunës (ora 10:00).
Të gjitha kutitë do të sillen në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa u ra dakord që çdo ditë të hapen 80 kuti.
Përfaqësuesit e partive politike do të kenë nga një vëzhgues gjatë procesit të numërimit. Ndërkohë gjatë debatit për këtë çështje ata shprehën dyshime se vendimi i KQZ-së cënon integritetin e kutive të votimit.
BELE: TURP, KQZ CELULË E PD. PO MERR URDHËRA NGA BERISHA
Ora 13:24 partia Socialiste ka reaguar në lidhje me vendin që KQZ mori sot për hapjen e të gjitha kutive të votimit për qarkun e Lezhës. Në një prononcim për gazetarin Arbër Hitaj nga selia rozë, nënsekretari për cështje ligjore të PS-së, Koli Bele tha se vendimi hedh dyshime mbi transparencën e procesit teksa akuzoi KQZ si celulë të PD.
“Vendimi i marrë nga KQZ para pak minutash ishte vendim i papritur për nga mënyrë si u mor dhe momenti procedural që zgjodhi KQZ, pasi ishim në shqyrtimin e kërkesës për PS për pavlefshmëri. KQZ mori vendimin në bazë të mesazheve të drejtuesve të PD. Është e turpshme që edhe në periudhe n e trazicioni KQZ sillet si celulë e PD”, theksoi Bele.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit, Bele tha se edhe pse nga hapja e kutive në 10 QV pati parregullsi në favor të tyre, PS është kundër shkeljes së ligjit dhe parregullsive ndaj kërkoi shpalljen e pavlefshme të votimit në Qarkun e Lezhës dhe ripërsëritjen e procesit.
“Parregullsitë ne i shohim në dëm të procesit apo shkelje te ligjit dhe PS nuk mbron shkelësit e ligjit këto parregullsi janë një shkak më shumë në favor të asaj që kemi thënë ndaj kemi kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritjen e votimit në këtë qark. Fitorja jonë ka qenë qenë e pastër dhe e thellë dhe nuk ka pse të ishte ndryshe bë qarkun e Lezhës”
Bele dha se nuk ka arsye pse procesi të zgjatet përtej afateve të parashikuara në Kushtetutë teksa shtoi se besoj se gjithcka do të përfundojë në ditët ne vijim.
ZGURI: NË KUTITË E LEZHËS, MANIPULIMI ABSURD
Ora 12:45 Anëtari i KQZ-zë Klement Zguri në një prononcim për gazetarin Mariglen Mërtiri, justifikoi vendimi ne KQZ për hapjen e të gjithë kutive të Lezhës, me faktet e dala në dritë gjatë periudhës së hetimit që u krye si pasojë e kresave për manipulim nga subjektet politike.
Zguri tha se nga administrimi u vu re një manipulim absurd të rezultateve, teksa paralajmëroi masa për komisionarët që kanë shkelur ligjin
Kishim disa ditë që KQZ ishte investuar në raport me disa kërkesa ankimore që kishin bërë subjektet zgjedhore për qarkun Lezhë. Kishte ankesa për tabulimin e rezultateve dhe probleme pavlefshmërie. Gjatë ardhjes së rezultati nga Lezha në kqz 10 tabela ishin të korrigjuara dhe fotokopje. Gjatë administrimit të kërkesave ankore hapëm 10 QV dhe 6 kuti votimi kërkesë e PS, ajo që pamë ishte flagrante ishte manipulim absurd, rezultate që nuk korrespondonin as me materialin zgjedhor dhe as rezultatin e tabelave të KQZ. Kjo na bërë të rrëzojmë besimin që kemi në sistemin e numërimit të votave. Gjithcka do bëhet nën prani të mediave dhe nuk do ketë asgjë fshehur”, u shpreh Zguri.
GJONCAJ: KQZ PO FUT DUART NË PROCES SI NË 2011
Ora 11:30 Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genci Gjoncaj në një prononcim për mediat akuzoi KQZ se po tenton të njollosë procesin, duke përsëritur precedentin e vitit 2001. Gjoncaj paralajmëroi se KQZ do mbajë përgjegjësinë ligjore.
“Veprim absurd i pabazuar ne ligj, i referohemi kërkesave te vazhdueshme tona ne vitin 2009 ku kërkuam hajen e kutive qe u refuzuan nga 3anëtarë te kësaj tryeze dhe ankimimi jonë nuk gjeti mbështetje pranë Kolegjit Zgjedhor. Vendimmarrja qoftë në KQZ qoftë në Kolegj po ndryshon pasi KQZ po vijon të jetë zgjatim i pushteti ne ikje dhe po vijon të bëjë pis procesin. Kjo KQZ vendosi të marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në tryezë. Ko bëhet për të ndryshuar rezultatin në atë qark. Kemi dyshime që procesi vijon të përsërisë procesin e 2001, brenda kutive te mbyllura të materialeve zgjedhore. Tashmë është e qartë pse është shtyrë kaq qartë kërkesa ankimore e PS dhe PD. Ajo që po ndodh sot pa asnjë indicie komisioni po fut duart në kutit”, u shpreh Gjoncaj.
QARKU LEZHË, KQZ: MINISTRIA E BRENDSHME VERIFIKIM TË LISTAVE ZGJEDHORE
Ora 11:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten që t'i kërkojë zyrtarisht Ministrisë së Brendshme që të verifikojë listat e zgjedhësve të qendrës së votimit 0907 në qarkun e Lezhës.
Në kuadër të shqyrtimit të ankimimit të PS-së për zonën zgjedhore Lezhë, KQZ vendosi të miratojë kërkesën e socialistëve që pretendojnë se në këtë QV, pas ekspertizës së firmave të votuesve, rezulton se 50 firma janë hedhur nga e njëjta dorë. Po ashtu, PS pretendon se 156 votues të kësaj qendre kanë qenë jashtë vendit, ndërsa për 117 të tjerë është votuar nga persona të tretë.
Një ditë më parë Partia Socialiste kërkoi nga KQZ që të shpallë pavlefshmërinë totale të zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi nga provat e siguruara prej tyre faktohet se ka pasur manipulime në 6 qendra të zonës së Mamurrasit dhe Laçit. Ky rezultat sipas socialistëve, ndikon në humbjen e një mandati të deputetit.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera KQZ pranon kërkesën e PR: Rinumërim në Qarkun Shkodër Bogdani: Rinumërimi i votave në Lezhë, tregoi manipulimet e Ramës "Lezha", PS: Ministria e Brendshme të hetojë votuesit fiktivë, PD: Po Shihni ëndrra VIDEO: KQZ: Të hapen kutitë e Lezhës dhe Shkodrës, PS: Çmenduri, po përsëritet 2011-a