E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shqiptari humb 5 mijë €, shkatërron me sëpatë 7 slot-machine

ROME – Humbet paratë në videopoker dhe ua nxjerr inatin aparaturave të lojërave elektronike duke i shkatërruar njëra pas tjetrës. Protagonist i ngjarjes është Nure Bregu, 47 vjeç, që pasi ka lënë rreth 5 mijë euro në lojërat e fatit të një lokali në Padova të Italisë, është kthyer me një sëpatë në dorë.

Nga regjistrimet e telekamerave që pronari i lokalit ia ka kaluar policisë, duket Bregu që nis e shkatërron me sëpatë 7 slot-machine.

Menjëherë më pas shihet burri që largohet i kënaqur nga lokali, dhe jo vetëm që nuk ruhet nga telekamerat por kur kalon para njërës, ngre gishtin e madh lart në shenjë fitoreje.

Siç shkruan portali Shqiptari i Italise, Nure Bregu është arrestuar menjëherë nga karabinierët e Cittadellës, sapo pronari i lokalit ka dhënë alarmin. Tashmë veç pesë mijë eurove të humbura, rrezikon shumë më tepër.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Itali, shqiptari humb 5 mijë €, shkatërron me sëpatë 7 slot-machine

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›