KQZ: Votat e kontestuara, transparente

Reagimi erdhi pasi opozita kërkoi shpjegime për transportimin e këtyre kutive, teksa KQZ-ja vendosi hapjen e tyre dhe rinumërimin.
"Të gjitha kutitë i janë dorëzuar me procesverbale respektive Drejtorisë Logjistike pranë KQZ-së. Ato kanë tabelat përmbledhëse për çdo zarf së bashku me librin e protokollit, regjistrin e vendimit dhe depozitohen në zyrën e regjistrimit të akteve e dokumentacioneve. Integriteti i kutive qëndron sepse në çdo tabelë në kolonën përkatëse shënohen numrat e vulave të kodeve të sigurisë", tha zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.
Ai shtoi se ka të dhëna të tjera të pakontestueshme brenda procesverbaleve, numrin e zgjedhësve, fletët e gjendura në kutitë, fletët e votimit të pavlefshme. "Çdo palë e interesuar disponon kopje të tabelës dhe çdokush mund të verifikojë përputhjen e numrave me kodet e sigurisë", tha ai. Zëdhënësi Olli sqaroi se kutitë transportohen nga magazinat drejt ambienteve të KQZ-së ku bëhet dhe këqyrja e tyre. /S.Lleshi/Start/
2011-05-31 14:39