Rama: Kolegji të japë drejtësi, Prokuroria të hetojë

Ai tha se PS-ja i ka depozituar faktet në Prokurori që tregojnë se kemi të bëjmë me një krim penal.
“Ne i jemi drejtuar Prokurorisë, ku kemi vënë në dispozicion të gjitha provat të një krimi të mirëfilltë penal dhe presim që prokuroria të hetojë për ta zbardhur me themel të gjithë ata çka ka ndodhur duke deformuar në mënyrë spektakolare me qëllimin e grabitjes së mandatit të Tiranës, mandat, që qytetarët e dhanë për ne në një numërim transparent”, theksoi Rama gjatë një komunikimi me gazetarë.
Ai shtoi më tej se të gjithë e panë krimin elektoral në Tiranë dhe se populli, Departamenti Amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian dhe Presidenti i vendit ngritën zërin për aktin e paligjshëm-siç e quajti ai-të Komisionit Qendror të Vjedhjeve.
“Ndërkohë, DASH, BE, Presidenti, njëzëri bashkë me ne kërkojnë qëp drejtësia të japë drejtësi. Kolegji Zgjedhor duhet të veprojë me integritet profesional mbi këtë çështje të qartë si drita e diellit. Kjo çështje ka të bëjë me fatet e demokracisë dhe me ecjen e punëve në këtë vend dhe kjo nuk do të arrihet nëse drejtësia nuk vendos drejtësi. Ne e kemi pranuar me mirënjohje për përfshirjen e Komisionit të Venecias për të asistuar në Kolegjin Zgjedhor për të mos lejuar kanibalizmin e procesit elektoral”, shtoi ai. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-31 13:36