Topi-Lordi Best: Shqipëria përballë një sfide tjetër

Në takim, Topi vlerësoi rolin e Britanisë, duke theksuar se ky shtet është një mik i madh për Shqipërinë.
“Pas anëtarësimit të vendit në NATO, Shqipëria gjendet përballë një tjetër sfide të cilën ne kemi bindjen se do e përmbyllim me sukses, sfidën e integrimit në Bashkimin Evropian”, vuri në dukje Presidenti Topi. Ai shtoi se ne “jemi të vetëdijshëm për reformat dhe standardet që duhet të përmbushim në këtë drejtim, po aq sa besojmë në mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë për t’ia arritur këtij qëllimi”.
Nga ana e tij, Best vlerësoi rolin e rëndësishëm e moderator të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, duke shprehur mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane. Lordi Best e informoi Presidentin Topi lidhur me projektet e përbashkëta rajonale për të zgjeruar rrjetin e kërkimeve shkencore dhe për t’u dhënë mundësi studentëve shqiptarë dhe nga vendet e tjera ballkanike që të përfitojnë bursa studimi në universitetet britanike.
Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi për të gjithë mbështetjen personale dhe institucionale në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme arsimore dhe shkencore, duke nënvizuar “nevojën që ka brezi i ri për t’u arsimuar sa më shumë dhe pajisur me mendësi të hapur e bashkëkohore, në mënyrë që të ndihet vërtet një brez qytetarësh modernë evropianë”. /S.Lleshi/Start/
2011-05-31 13:54