E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Zgjedhjet e pjeshshme në Dardhas dhe Komunën Rrethinë, sipas ligjit

TIRANË- KQZ përgënjeshtroi sot lajmin e pubikuar dje në një të përditshme shqiptare, sa i përket prodhimit të fletëve të votimit që do të përdoren për zgjedhjet e pjeshme të datës 1 shtator 2013. 

Në një konferenë për mediat, zëdhënësja e këtij intituioni Drilona Hoxhaj deklaroi se fletët e votimit të prodhuara nga shoqëria sllovene për zgjedhjet e pjesshme të datës 01 shtator 2013, do të mbërijnë në doganën e Tiranës më datë 27.08.2013. 

REAGIMI I PLOTË
Në respekt të mirëinformit të publikut, përgënjeshtrojmë lajmin e publikuar dje në një të përditshme shqiptare, sa i përket prodhimit të fletëve të votimit që do të përdoren për zgjedhjet e pjeshme të datës 1 shtator 2013. 

Së pari, për qartësim vetëm të artikullshkruesit, sepse publiku kudondodhur është shumë më shumë i qartësuar, zgjedhjet e pjeshme të datës 1 shtator 2013, nuk mbahen në Bashkinë Korçë, por në Komunën Dardhas të qarkut Korçë, si edhe në Komunën Rrethinat të Qarkut Shkodër. Në njohuritë e një gazetari, për më tepër të një juristi siç është artikullshkruesi, nuk do të kishte qasje ideja që Bashkia Korçë ka 20 mijë zgjedhës!!!
Së dyti, për këto zgjedhje të pjesshme, ku do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës shtetasit shqiptarë të Komunës Dardhas dhe Komunës Rrethinat, u përdor, për aq sa ishte e mundur baza logjistike e mbetur nga zgjedhjet e datës 23 qershor 2013. 

Natyrisht që fleta e votimit, për nga vetë përmbajtja e saj, është ndër të paktat materiale zgjedhore, që do të prodhohet specifikisht për këto zgjedhje. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fillimisht miratoi specifikimet teknike të fletës së votimit, në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor, si dhe përmbajtjen e këtyre fletëve. 

Për prodhimin e 20.000 fletëve të votimit që do të përdoren për këto zgjedhje, me fondin limit prej 200.000 lekësh pa TVSH, u zbatuan rigorozisht procedurat e prokurimit sipas kritereve ligjore, publikuar në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokurimit Publik më datë 12 gusht 2013.
Ligji i prokurimit publik, ashtu si çdo ligj tjetër, ka në themel të tij parimin e barazisë, çka do të thotë që asnjë kompani nuk mund të përjashtohet apriori nga e drejta e konkurimit. 

Por janë kriteret e tjera ligjore, përmbushja apo respektimi i të cilave, përcakton faktin e kualifikimit apo jo të kompanive pjesëmarrëse në procedurë. 

Më datë 14 gusht 2013 (jo më 12 gusht sic referon lajmëtari), u hapën oferat nga komisioni i vlerësimit të ofertave, ngritur me nëpunës të administratës së KQZ-së, konform përcaktimeve ligjore. 

Rezultoi vetëm një shoqëri pjesëmarrëse, ajo që artikullshkruesi e përcakton si shoqëri fituese të tenderit. 

Por e vërteta është se sipas dokumentacionit të paraqitur, kjo shoqëri nuk mund të prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor me letër ëatermark dhe bar kod me numër serial progresiv, kriter i domosdoshëm ky për fletën e votimit, mospërmbushja e të cilit çoi në anullimin e kësaj procedurë prokurimi (për më tepër çdokush që ka interes mund të informohet hollësisht në ëëë.app.gov.al). 

Në këto rrethana KQZ, iu drejtua shoqërisë sllovene Cetis D.D. e cila mori përsipër të prodhojë fletët e votimit në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara, kompani e cila ka prodhuar dhe fletët e votimit të datës 23 qershor 2013. 

Fletët e votimit të prodhuara nga shoqëria sllovene për zgjedhjet e pjesshme të datës 01 shtator 2013, do të mbërijnë në doganën e Tiranës më datë 27.08.2013. 

Për gjithë sa më sipër, artikulli i datës 25.08.2013, është totalisht i pavërtetë, fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme të datës 1 shtator 2013, do t’i prodhojë kompania sllovene Cetis D.D. 

Me të pavërtetat e mëdha që lajmëtari-jurist merr përsipër të shpërndajë, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm është përdorur për të hedhur mesazhe krejtësisht të pavërteta për tu përtypur më tej nga opinioni i gjerë. 

Për paradoks, është po ky artikullshkrues që në një shkrim të tij ka pohuar...”Çfarë absurditetesh apo edhe vlerësime të cekëta perdoren për të dërguar ujë në mullirin që duam. Nuk e di ndoshta u shfryva shumë, por nuk mund të duroj kur mediokritete të tilla paraqiten si argumente për publikun dhe politikën”.,.... 

Të habit guximi për ndërmarrjen e këtij misioni, pothuaj të pamundur, pasi faktet që flasin krejtësisht ndryshe, janë lehtësisht të verifikueshme nga kushdo, jo vetëm bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit”, por për më tepër janë bërë prej kohësh publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›