E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët e huaj: Ja cfarë duhet të bëni me Piramidën dhe vilën e Hoxhës

TIRANE-Arkitektët e huaj japin ide interesante ne lidhje se cfarë duhet të bëjë Shqipëria me simbolet dhe monumentet e trashëguara nga periudha e komunizmit. Një debat që kohët e fundit ka pasur mendime të ndryshme.

“Nuk është e nevojshme të fshihet e kaluara kulturore, por të rinovohen vlerat kulturore. Piramida për vizitorët që vijnë në Tiranë është ndër pikat kryesore. Ajo jashtë ka vlera, por brenda është e pasuksesshme. Ne sugjerojmë që të përfundohet pjesa e jashtme dhe te kthehet në një zonë ku mund të rrëshqasin fëmijët dhe pjesa e brendshme të hapet dhe te bëhet një, ku mund të ketë performanca dhe leksione”, u shpreh arkitekti.

Sa i takon vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha”, të huajt kanë këtë mendim: “ Ne menduam si eksperiment politik mund te kthehet ku inovatorët ose filozofët e ardhshëm të bënin studim tre mujor me idenë e dhënies së ideve specifike”. 

Më shumë se 50 arkitektë, planifikues urbanë dhe ekonomistë nga e gjithë bota, morën sot pjesë në Konferencën me teme "Shqipëria e Gjeneratës tjetër", e organizuar nga Partia Socialiste në datat 26 dhe 27 gusht në ambiente e Hotel Sheraton në Tiranë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›