Britania: Provat e sulmit kimik në Siri mund të jenë zhdukur
LONDËR- Ministri britanik i Punëve të Jashtme, William Hague deklaroi se provat që sulmi kimik u krye nga regjimi i Damaskut mund të jenë shkatërruar tashmë.
"Fakti qëndron se pjesa më e madhe e provave mund të jetë shkatërruar", u shpreh Hague gjatë një konference shtypi në Londër.
"Prova të tjera mund të jenë dëmtuar gjatë ditëve të fundit dhe të tjera mund të jenë trafikuar", theksoi ai.
Në vazhdën e deklaratave dhe qëndrimeve të Uashingtonit, ministri britanik i Punëve të Jashtme u shpreh se regjimi sirian vonoi qëllimisht autorizimin e hetimeve të ekspertëve të OKB-së për të zhdukur provat.
"Duhet të jemi realistë mbi atë që mund të bëjë ekipi i ekspertëve në këto kushte", theksoi Hague.
"Për qeverinë britanike, është e qartë që regjimi i presidentit Assad e ka ndërmarrë këtë sulm kimik të këtyre përmasave", shtoi ai.
(e.m/BalkanWeb)