E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ anulon rezultatet në disa vendvotime

Shpallja e rezultateve finale po vonohet për shkak të ankimimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të anulojë rezultatet në të paktën 9 vendvotime në Kosovë, përfshirë edhe anulimin e 600 votave në Prizren.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se edhe në Gjilan ka patur parregullsi, ndërkohë që Partia Demokratike e cilëson rezultatin si të rregullt.

Pas Prizrenit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kontestuar edhe rezultatet paraprake të rrethit të dytë të zgjedhjeve edhe në komunën e Gjilanit.

Gjithsej 600 vota janë anuluar vetëm në Prizren, ku rezultati i zgjedhjeve ende mbetet i paqartë, megjithëse afro 1600 vota me kusht, që pritet të nuëmrohen së shpejti, do të mund ta zgjidhin problemin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›