KQZ certifikon me debate rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale
TIRANË-Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar sot, pas me shume se 4 muajsh rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve vendore të 8 Majit. Miratimi u be vetëm me katër votat e komisionerëve të maxhorancës, pasi opozita e braktisi mbledhjen pas shumë debatesh.
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve vendore përfshin rezultatin e votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe komune, të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në zonën zgjedhore përkatëse, numrin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare, bazuar në numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në votimin për këshillat e qeverisjes vendore.
Në tabelën përfundimtare të procesit zgjedhor të 8 majit, janë të detajuara votat për secilën parti, koalicionet dhe bashkitë e komunat e fituara prej tyre. Sipas tabelës, në përfundim të të gjitha proceseve ankimore rezulton se koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike "Aleanca për Qytetarin", ka fituar zgjedhjet me 141.723 vota më shumë se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste "Aleanca për të Ardhmen".
Koalicioni i djathtë ka marrë 813.335 vota, ndërsa koalicioni i majtë ka marrë 617.612 vota. Përveç këtyre koalicioneve, 9 parti kanë garuar më vete, përfshi këtu Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar dhe në total ato kanë marrë 75.813 vota.
Sa u përket përqindjeve të përllogaritura nga KQZ, koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka fituar 51.77 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka marrë 42.75 ose 9.02 për qind më pak.
Debatet
Por, ndërsa ka nisur mbledhja, përfaqësia e PS në KQZ, si anëtarët dhe juristët kanë kërkuar të mbajnë nga një fjalë, gjë që është ndaluar nga kryetari, Ristani.
Nënkryetarja e KQZ, dëshira Subashi theksoi se nuk mund t’u mohohet fjala përfaqësuesve të një partie të madhe opozitare, sidomos kur bëhet fjalë për një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve.
“Nuk mund t`i ndërpresësh fjalën përfaqësuesit të opozitës. Do ju kërkoja ose të ndërprisni seancën e të rikthehemi, ose jepini fjalën përfaqësuesve të PS-së. Shumë keqardhje për këtë komunikim sepse kryetari me ligj nuk mund t`ia ndërpresë fjalën nënkryetaren. Ndodhem në mënyrë të papritur në këtë mbledhje të kësaj problematike. Nuk mund të ndodhte ndryshe nga i gjithë procesi zgjedhor, këtë pasqyroi edhe kjo mbledhje e fundit e thirrur nga ju për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kuptova shumë mirë që ju nuk dëshironi që ne të themi fjalën për atë që ka ndodhur në procesin zgjedhor. Akti që kemi është një vendimarrje që do të marrë vëmendjen time siç kam bërë në çdo raund zgjedhjesh që janë bërë në Shqipëri”, u shpreh Subashi.
Genc Gjoncaj, jurist i PS në KQZ theksoi se nuk njeh Ristanin si kryetar të KQZ.
Kreu i KQZ theksoi se pozicioni i tij si drejtues është i padiskutueshëm.
“Kam thirrur mbledhjen me rend të ditës shpalljen e rezultatit përfunditmar që do të votohet në dy faza. Ju lutem diskutime për parime, nëse do të diskutoni jashtë rendit të ditës do ju ndërpres fjalën”, u shpreh Ristani.
Mbledhja vijoi me debate mes të gjithë anëtarëve.
PS kërkoi sot që para se të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, anëtarët socialistë të KQZ duhet të njihen me aktin nromativ përfundmtar të tabelës përmbledhëse.
Kjo është kundërshtuar nga pjesa tjetër e anëtarëve të KQZ, të cilët u shprehën se kjo kërkesë nuk ka kuptim.
Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve shpallet pas me shume se 4 muajsh nga zhvillimi i zgjedhjeve. Shkak ka qene se në përfundim të shqyrtimeve administrative në KQZ, disa prej vendimeve të Komisionit u ankimuan në Kolegjin Zgjedhor.
Pas marrjes së gjithë të dhënave zyrtare nga KZAZ-të dhe vendimet përfundimtare gjyqësore, Komisioni Qendror Zgjedhor disponoi rezultatin e zgjedhjeve për kandidatët për kryetar dhe për këshillat për çdo zonë zgjedhore Bashki, Komunë, Njësi Bashkiake.
(d.b/BalkanWeb)