Paloka: Duhen ndryshime në qeveri
TIRANE-Është një nga politikanët qëndrestar të PD-së, aktualisht deputet dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie, por Edi Paloka ka rezervat e veta për sa i përket funksionimit të partisë në pushtet. Për “Gazeta Shqiptare”, z.Paloka shpreh shqetësimin e harresës së militantëve të partisë dhe zëvendësimin e tyre me rrogtarë për të cilët kujton se largohen në momentin që u prishen interesat. Sipas tij kjo është e dëmshme pasi militantët janë ata që kanë kontributin më të vyer në PD ndaj duhet të marrin shpërblimin që u takon. Z.Paloka ndalet edhe tek zgjedhjet e fundit brenda PD-së, ndryshimin e kryesisë dhe si duhet të procedohet me sekretariatin e ri të kësaj partie. Edi Paloka thotë se ka ardhur koha që të ndahen postet partiake nga ato qeveritare dhe PD-ja të mos përqendrohet vetëm tek zgjedhja e disa individëve pasi kjo parti mbart vlera të shumta. Pikërisht nisur nga kjo ai kërkon ndryshime në stafin qeveritar ndërsa kritikon qëndrimin e gjatë të disa ministrave për shkak të mosriciklimit të qeverisë. Por deputeti demokrat kritikon përpjekjet sipas tij të ish-nënkryetarit të PD-së, Bamir Topi, sot President i vendit për të dëmtuar partinë që e votoi në këtë post. Nisur nga kjo Edi Paloka është i bindur se nuk do ta votojë Bamir Topin në rast të një rikandidimi si kryetar shteti. Ndërsa, kur flitet për trashëgiminë politike të kryeministrit Berisha, deputeti demokrat shprehet se nuk mund të flitet për pasardhës të tij duke thënë se “sa kohë të jetë Sali Berisha, PD-ja e ka kryetarin e saj. Sigurisht që një ditë z.Berisha do të largohet por se do të jetë e largët kjo ditë dhe deri atëherë mund të ndryshojnë shumë gjëra”.
Z.Paloka në PD po hyjnë aq shumë njerëz të rinj vitet e fundit saqë nganjëherë të krijohet përshtypja se kjo parti po largohet nga identiteti i saj politik, dhe rasti më i fundit është zgjedhja e kryesisë së re…
Nuk mund të them hyrje të njerëzve pa kontribute, por vlerësimi bëhet në bazë të votave që merr. A janë të drejta apo jo, teorikisht kjo çështje diskutohet për të gjitha zgjedhjet. Por deri më sot, votimi është mënyra më e gjetur për të zgjedhur dikë. Sigurisht unë mund të kem rezervat e mia për ndonjë gjë, por nuk kanë të bëjnë me procesin dhe nuk mund të nxirret një rezultat i kontestueshëm pasi kjo është e thjeshtë: Ata që kanë të drejtë vote, votojnë për atë që dëshirojnë. Sigurisht që mund të ketë njerëz me vlera që kanë mbetur jashtë siç mund të ketë të tjerë që për publikun që nuk janë dhe aq të njohur por që nuk u ulet vlera e kontributit që kanë në parti. Pra është shumë subjektive që të flasësh për këtë çështje. E përsëris se janë votat ato që zgjedhin gjithsecilin, kështu që ata njerëz që kanë fituar, ata janë më të vlerësuarit në PD.
Ju thatë se keni rezervat tuaja në këtë rast, cilat janë ato?
Jo, thashë se mund të kem rezerva për mënyrën se si procedohet, por përmenda se mënyrë më të mirë se votimi nuk ka praktikisht, kurse për individët nuk kam ndonjë koment. Gjithësecili është vlerësuar sipas votës së gjithsecilit dhe sipas mendimit të gjithësecilit. Unë nuk kam qenë fare në atë mbledhje të Këshillit Kombëtar dhe nuk mund të flas për detaje të tjera.
A po kthehet PD-ja në parti rrogëtarësh duke harruar militantët? Këtë shqetësim e ka edhe ngritur së fundmi Besnik Mustafaj…
Çështja e mbështetjes së militantëve, është një çështje që e kam ngritur shumë më herët se Besnik Mustafaj, nëse e paska ngritur ai si shqetësim tani dhe sigurisht që vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështje. Ka një keqkuptim kur flitet për militantë pasi, ata vështrohen si njerëz le të themi pa shkollë që thjeshtë dinë të bëjnë mitingje. Nuk është ky koncepti i militantit. Militant jam edhe unë, militant është edhe Sali Berisha. Edhe intelektualët janë militantë. Pra, nuk bëhet fjalë për njerëz të rrugës por për të gjithë ata njerëz që përgjatë 20 viteve kanë mbështetur PD-në, kanë dhënë gjithçka për PD-në dhe jo në të gjitha rastet janë vlerësuar për kontributin e tyre. Kështu që nuk e di se çfarë ka thënë Besnik Mustafaj por jam unë ai që e ka ngritur i pari si problem. Madje edhe sot e shoh me defekte në PD këtë gjë. Jo gjithmonë janë militantët ata që janë mbështetur, jo gjithmonë është vlerësuar kontributi i tyre. Kjo nuk do të thotë që një njeri që është militant partie, patjetër që duhet t’i jepet një post drejtori apo tjetër gjë, por nuk duhet të lihen në harresë.
Realisht a janë zëvendësuar militantët me rrogtarët?
Varet se kush je. Nëse ju e keni fjalën për kryesinë e partisë, mund të them se shumë prej tyre i njoh unë që janë të vjetër në PD, pra qëndrestarë por që mund të mos jenë figura publike. Nga ana tjetër ka të rinj, sigurisht që edhe kjo është e pranueshme por vlerësimi është i Këshillit Kombëtar. Për të qenë i sinqertë vet unë jam tek ata njerëz që karrierën politike e shoh në kontributin që jep gjithsecili në vite. Nuk jam nga ata që i parapëlqej kërcimet nga hiçi në krye të partisë apo të qeverisë. Pra jam për vlerësimin e kontributeve në kohë siç ndodh në të gjithë botën. Vetëm në Shqipëri shoh CV njerëzish që sapo dalin nga bankat e shkollës bëhen kryeministra apo edhe ministra pa pasur një jetë partie. Megjithatë këto janë eksperimente që herë dalin pozitive dhe herë negative. Sigurisht kjo nuk do të thotë që një parti të rrijë vetëm me ata militantë që ka, pa njerëz të rinj, pasi pa prurje të reja nuk mund të ekzistojë një parti. Por i përmbahem logjikës normale që edhe karriera duhet të behet me hapa dhe jo e menjëhershme pasi varet se si dalin eksperimentet. Kemi pasur shumë raste të tjera zhgënjimi.
Më thoni emra konkrete…
Jo, nuk mund të flasë me emra konkret, por kemi pasur njerëz që janë marrë në parti dhe të nesërmen i kemi parë të dalin publikisht kundër PD-së thjesht se nuk kanë arritur të marrin atë çfarë duan, apo nuk e kanë mbajtur gjatë postin që kanë dashur.
Si e konsideroni “ngjitjen” e Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit dhe “rënien” e Ridvan Bodes dhe Jozefina Topallit për sa i përket votave të Këshillit Kombëtar?
Janë terma që mua nuk më duken aspak realiste dhe nuk mund të thuhet ngjitja e këtij apo rënia e atij tjetrit. Unë e di që Sekretar i Përgjithshëm është Ridvan Bode dhe Nënkryetare e PD-së dhe kryetare e Kuvendit është znj.Topalli. Pra nuk shoh ndonjë rënie.
Unë po i referohem votimit të fundit për kryesinë e re të PD-së…
Ajo është subjektive. Jo gjithmonë vlerësimi jepet aty (sigurisht ka rolin e vet), por duhet pasur parasysh një gjë që Këshilli Kombëtar përbëhet prej 140 anëtarë dhe aty mund të ketë kënaqësi apo pakënaqësi personale. Të mos harrojmë se është një forum ku ndërthuren edhe interesat. Pra jo gjithmonë edhe vlerësimet janë pozitive. Për sa i përket Lulit, do të thosha se ai i ka marrë ato vota sepse ishte në ditët më të mira të tij. Ai fitoi Bashkinë e Tiranës kundër kryetarit të PS-së dhe një pozicion më të mirë se aq nuk mund të ishte. Sokoli nuk diskutohet që ka kontributet e veta në parti por edhe gjithë tjerët që kanë marrë votat ndaj nuk do ta konsideroja si ngjitje të dikujt dhe rënie të dikujt tjetër aq.
Megjithatë PD-ja ka një sekretariat të paligjëruar për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve brenda partisë gjë që ka sjell përfundimin e mandateve prej dy vitesh. Cili është boshllëku që ka krijuar një gjë e tillë në funksionimin e PD-së?
Kam pasur mendime të ndryshme lidhur me funksionimin e institucioneve të partive, forumeve të saj në kohë të ndryshme. Është vënë re gjatë kohës që ne qeverisim që shpesh PD-ja nuk ka funksionuar, mbase kjo ka ardhur dhe nga fakti që funksionarët e partisë kanë mbajtur edhe poste qeveritare dhe kjo e ka penguar disi mirëfunksionimin e partisë. Unë mendoj se ka ardhur koha që të bëhet një ndarje e posteve. Duhet bërë një ndarje e sekretariatit nga postet qeveritare pasi kështu mund të funksionojë më mirë partia, pra të kemi dhe një shpërndarje të funksioneve. Pra nuk mund të përqendrohen shumë funksione vetëm tek pak njerëz sepse të jemi të realistë edhe kjo krijon pakënaqësi dhe krijon idenë sikur në PD janë vetëm këta njerëz dhe nuk ka të tjerë gjë që nuk është e vërtetë. Sigurisht ata që janë vlerësuar janë tek figurat kryesore të partisë dhe prandaj janë vlerësuar por mendoj se ka ardhur koha që të ketë një shpërndarje të pozicioneve partiake nga ato qeveritare.
Kohët e fundit flitet shumë për trashëgiminë politike të z.Berisha…
Për këtë pikë nuk ka gjë tjetër për të thënë përveç asaj që ka thënë vetë z.Berisha. Mendoj se sa kohë të jetë Sali Berisha, PD-ja e ka kryetarin e saj. Sigurisht që një ditë z.Berisha do të largohet por se do të jetë e largët kjo ditë dhe deri atëherë mund të ndryshojnë shumë gjëra.
Ka arsye të forta që PD-ja që nuk po ndal sulmet ndaj ish- nënkryetarit të saj Bamir Topi, sot President i vendit?
Mendoj se nuk është ndonjë luftë shumë e ashpër ndaj tij. Kanë qenë opinione normale dhe besoj se është e qartë arsyeja përse, pasi ju e thatë vetë se ai është një President i zgjedhur nga PD-ja, me sakrificë, me sforco pasi besoj se ju kujtohet shumë mirë pasi nuk i kishim votat për ta zgjedhur z.Topi. Pra me një punë jashtë normales për ta zgjedhur President dhe vjen një moment kur shohim se ky President voton për kryetarin e PS-së. Duke i përjashtuar të gjitha të tjerat, kaq do të mjaftonte për të kuptuar që nuk mund të ketë një bashkëjetesë mes PD-së dhe z.Bamir Topi.
Nëse z.Topi rikandidon sërish për postin e kryetarit të shtetit, ju personalisht do ta votoni atë?
Së pari, nuk bëhet fjalë për votë personale pasi partia funksionon me vendime. Por unë personalisht sikur të bëhej fjalë thjesht për votën time, nuk do ta votoja z.Topi.
Brenda PD-së dhe jashtë saj përmendet emri i znj.Jozefina Topalli si pasardhëse e Topit në Presidencë. Ka gjë të vërtetë në këtë mes?
Nuk e di. Gjithçka diskutohet në forumet e larta të PD-së dhe duhet pyetur personi që kandidon apo kërkon të kandidojë për të shprehur mendimin e tij. Unë i bindem vendimeve të partisë dhe varet se kush do të jetë vendimi i saj në këtë rast.
Kryeministri Berisha ka denoncuar përpjekjet e z.Topi për krijimin e një partie të re përmes “Aleancës Kuqezi” duke rrezikuar marrjen e disa deputetëve të saj. A ekziston vërtet kjo mundësi dhe sa do ta dëmtonte PD-në një gjë e tillë?
Nuk besoj se z.Topi mund të marrë deputetë nga PD-ja. Pak rëndësi ka kjo por sigurisht formimi i çdo partie tjetër që qoftë edhe në aparencë është e djathtë, në njëfarë mënyre e “dëmton” PD-në pasi në fund të fundit, është një elektorat i djathtë që shpërndahet. Megjithatë nuk besoj që një parti e re të paktën me formën që është nisur tani, pasi kjo përshtypje është tek të gjithë, madje edhe ju gazetarët e keni të qartë që “Aleanca Kuq e Zi” është nisur për të krijuar një strehë për disa njerëz që nesër mund të jenë jashtë politikës, nëpërmjet një partie të re. Është gjetur nacionalizimi si forma le të themi më frytdhënëse në këtë aspekt pasi dihet edhe në histori, nacionalizmi ka qenë nxitës, kështu që formën e kanë gjetur për interes të tyre, por nuk duket se është në interes të Shqipërisë kjo mënyrë veprimi, pavarësisht se paraqitet në të kundërt.
Po për sa i përket ngërçit politik, kur do të zgjidhet dhe sa po ndikon presioni i ndërkombëtarëve për një marrëveshje pozitë-opozitë?
Për ngërçin politik është diskutuar gjatë dhe së fundmi opozita është kthyer në Parlament duke bërë premtime se do të votojë pikërisht ligjet që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë pavarësisht se nuk merret vesh si gjithmonë se ç’thotë kryetari i tyre pasi çfarë thotë në mëngjes, nuk e thotë në drekë dhe atë që e thotë në drekë nuk e thotë në darkë. Unë personalisht nuk kam pikë besimi tek deklaratat e z.Rama, për më tepër që ai është shprehur vetë se ka të bëjë thjesht me një ndryshim strategjie dhe jo me një ndryshim të vijës. Dhe kjo besoj se bëhet për strategji të ndryshme, për të përforcuar pozicionin e tij në PS, qoftë për të tentuar për të marrë pushtetin jo me zgjedhje. Kështu që ditët në vijim do të tregojnë se cili do të jetë qëndrimi i PS-së. Para disa ditësh unë isha me një delegacion në Gjermani ku patëm mjaft takime të rëndësishme qoftë me deputetë qoftë me zëvendës/presidentin e Bundestagut dhe kryefjala e këtyre diskutimeve ishte pikërisht kjo: marrëveshja që duhet të bëjë pozita me opozitën në interes të integrimit të vendit. Tashmë opozita ka mundësi të lërë fjalët dhe ta tregojë me vepra nëse është apo jo për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ka ardhur koha që të kryeministri Berisha të bëjë ndryshime në qeveri?
Parimisht po. Parimisht jam për ndryshime të herëpashershme në qeveri sepse nuk duhet të krijohet ideja që janë vetëm disa njerëz në PD që bëjnë një punë. Sigurisht ata kanë vlerat e tyre e përsëris por parimisht jam për ndryshime në qeveri, jo të sforcuara, por gjithçka mund të ndryshojë, gjithçka është në evoluim, gjithçka është në proces, dhe duke u mbështetur në këto pika mendoj se mund të bëhen ndryshime në qeveri.
Megjithatë për një kohë të gjatë nuk shohim riciklim të qeverisë, ka ministra që kanë “zënë rrënjë” në qeveri…
Nuk mund të flasë me emra konkret por jam për ndryshime të vazhdueshme pasi po të flasim për ministra që kanë 7 apo 8 vjet në qeveri i bie që të përmendim emra por parimisht jam që duhet të bëhen ndryshime. PD-ja ka plot vlera dhe ndryshimet ndikojnë për mirë edhe tek opinioni apo elektorali duke rifreskuar qeverinë. Edhe sikur në mënyrën më të mirë të punojë dikush, duke qëndruar në një post për një kohë të gjatë fillon të bëhet i mërzitshëm. Kjo sigurisht që nuk është e ndershme sepse thuhet se ky njeri që ka punuar mirë nuk ka pse të largohet por në fund të fundit ne merremi me politikë dhe në fund fare të gjithë kërkojmë të marrim votat në zgjedhje.
Opozita po akuzon qeverinë për korrupsion, madje me emra të përveçëm dhe fakte konkrete…
Sigurisht që korrupsioni është një problem. Ne nuk kemi thënë që nuk ka korrupsion pasi ky fenomen ekziston në çdo vend të botës por fakti është që lufta që kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e spikatur dhe e vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare. Nuk mund të mohohet që ka raste korrupsioni pasi do të ishte gënjeshtër e madhe por e rëndësishme është që të zhvillohet lufta kundër korrupsionit. Sa për emrat e ministrave, këto janë gjëra që duhen të sqarohen. Kush ka akuza për korrupsion mund të shkojë t’i drejtohet organeve të drejtësisë. Tashmë në Shqipëri fatkeqësisht vlera e akuzave publike ka humbur kështu që kushdo duhet t’i drejtohet drejtësisë për të pasur vërtet një pasqyrë reale të akuzave dhe të vërtetës. Sot kujtdo që i preken interesat apo opozitës, le të marrim rastin e saj, pikërisht atë punë bën, akuza të pafundme që në të shumtën e rasteve rezultojnë që janë të pabaza.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)