Librazhd, e godet kova e eskavatorit, vdes aksidentalisht i riu
LIBRAZHD- Një 22-vjecar humbi jetën sot aksidentalisht në punë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në fshatin Përrenjas, të qytetit të Librazhdit. Viktima Gentian Bregu po punonte për hapjen e një grope, kur është goditur nga koka e një eskavatori që po punonte aty, dhe drejtohej nga shoku i tij.
Dëshmitarët thonë se I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të rënda. Policia ka shoqëruar në komisariat shokun e viktimës për të zbardhur në detaje ngjarjen aksidentale.
(s.g/balkanWeb)