E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ debat per ndarjen e mandateve te deputeteve

Ndarja e mandateve të deputetëve është bërë sot objekt debati mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi që në fillim të saj, mbledhja e KQZ është shoqëruar me akuza dhe debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Kërkesa e nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba për çështjen e dhënies së informacionit në lidhje me ndarjen e mandateve dhe refuzimi i saj nga kryetarja e Komisionit Lefterie Lleshi, ka ngjallur debate mes anëtarëve. 
Socialistët kanë kërkuar llogari sekretares së përgjithshme për shkelje te ligjit, kërkesën e dërguar në Kuvend,mbi një çështje të tillë. 
Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë shpërndarjen e fondit financiar për partitë politike parlamentare për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Sipas ligjit "Për buxhetin e vitit 2013", është parashikuar një fond prej 200 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike. 
70 % e fondit do të ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20 % ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 % shkon për partitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë kaluar pragun e 1 % të votave në shkallë vendi. Ndërkohë, po sot pritet diskutim i modelit për kërkesës ankimore për vendimet e KZAZ-ve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›