E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zguri Ndarja e mandateve nga Kuvendi ligjore

Për ish-anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, përcjellja e informacionit nga KQZ drejtuar Kuvendit për zgjidhjen e rishpërndarjes së mandateve për deputetë, është ligjore.
Zoti Zguri, njohës i mirë i legjislacionit zgjedhor dhe procedurave, vlerëson si të gabuar pozicionimin e disa anëtarëve të KQZ-së, duke mos votuar projektvendimin për ndarjen e mandateve.
Në analizën e tij, ish-komisioneri vlerëson si të gabuar politizimin e çështjes. Sipas tij, subjektet politike kishin të drejtën ligjore për tu ankimuar pranë Kolegjit Zgjedhor, gjë të cilën nuk e shfrytëzuan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›