E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ del bllof deri më tani, ndërsa PS kërkon nga Kolegji të ndërpresë rinumërimin e votave

kqz2-570x310Nga Lindita Çela

U vendos të hapen kutitë e votimit të qarkut të Lezhës me shpresën se hetimi administrativ i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të vërtetonte akuzat e kryeministrit në detyrë, apo politikanëve të djathtë, për manipulime të zgjedhjeve në këtë qark.

Por deri tani ka ndodhur krejt e kundërtat. Nga numërimi i 20 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës nuk është konstatuar asnjë parregullsi që do të cenonte procesin apo dhe të çonte në përmbysjen e rezultatit paraprak të zgjedhjeve të këtij qarku.

8 grupe numërimi, të përbërë nga dy anëtarë e të vëzhguar nga përfaqësuesit e forcave kryesore politike, kanë hapur kutitë e votimit të qarkut të Lezhës.

Por numërimi i votave ka dëshmuar se ky proces në këto zona ka qenë i rregullt.

Nga rinumërimi i kutive ka rezultuar se gjithçka që është pasqyruar në tabelat e numërimit është në përputhje absolute me ato çka është dhënë nga grupet e numërimit më 23 qershor.  Dyshimet, mbi të cilat katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendosën rinumërimin e 248 kutive të votimit të qarkut të Lezhës, jo vetëm që nuk kanë pasur një bazë ligjore, por as edhe indicie.

Grupet e numërimit kanë gjetur vetëm disa vota me gabime, të cilat nga vetë anëtarët e KQZ-së janë konsideruar si njerëzore dhe që nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në këtë qark.

Por numërimi i votave do të vijojë dhe ditën e diel.

KQZ ka rënë dakord që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti, dhe nëse procesi i numërimit ecën me ritmet e deritanishme, pritet që brenda dy ditësh të përfundojë rinumërimi në qarkun e Lezhës.

Kutitë, në të cilën pritet të zbulohen manipulimet më të mëdha, priten të hapen gjatë ditës së diel. Bëhet fjalë pikërisht për Laçin, ku Partia Socialiste ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për shkak të problematikës së konstatuar në ditën e zgjedhjeve.

Në këtë qytet, në afërsi të një qendre votimi u vra një prej simpatizantëve të LSI-së, dhe pas kësaj komisionerët e majtë janë larguar për disa orë nga qendrat e votimi.

Nga hetimet paraprake thuhet se në këtë KZAZ ka manipulime që shkojnë nga shtimi i numrit të votuesve e deri tek ndryshimi i procesverbaleve.

PS, padi në kolegjin në Kolegjin Zgjedhor: Ndërprisni rinumërimin e votave në qarqet Lezhë dhe Shkodër

Partia Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e rinumërimit të votave në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve për qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.

Kërkesa, në të cilën argumentohet ligjërisht se përse  nuk duhet të rinumërohen votat është dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor në mesditë  nga përfaqësuesi i PS, Koli Bele.

Duke qenë se për mbledhja e KQZ për pranimin për shqyrtim të kësaj çështje është e pavlefshme, e për pasojë edhe vendimet e marra për pranim janë të pavlefshme, në vijim edhe veprimet që po kryhen në KQZ (hapja e kutive të votimit, rinumërim e rivlerësim të fletëve të votimit si dhe marrjen/administrim të provave etj), dhe vendimi i përfundimtar me të cilin KQZ do të disponojë lidhur me shqyrtimin e deritanishëm administrative, janë automatikisht të pavlefshme, thuhet në akt-padinë e Partisë Socialiste.

Për këtë arsye kjo forcë politike kërkon që Kolegji Zgjedhor të urdhëroje ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme të KQZ për hapje kutish votimi, rinumërim e rivlerësim të fletëve të votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›