E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Mark Frroku: Tani që u bëra deputet, misioni im do jetë bashkimi i kristian-demokratëve

mark frrokuBisedoi: Lindita Çela

Është fitimtar e madje jo pak i rëndësishëm në koalicionin e majtë, Aleanca Europiane. Mark Frroku, vëllai i të dyshuarit si autor i vrasjes së komisar Dritan Lamajt, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. I kandiduar nën siglën e Partisë Kristian Demokrate, Frroku ia ka dalë të marrë aq vota sa të sigurojë mandatin për zonën e Pukës. Tashmë, këtë sfidë e quan tw mbyllur, për të hapur në parlament një tjetër, më të rëndësishme. Bashkimin e kristian- demokratëve dhe krijimin e një flote ajrore për shuarjen e zjarreve.

Z. Mark, është e vërtetë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar zgjedhjet, por ju tashmë jeni deputet. Dalja juaj si deputet, ka qenë surpriza e këtyre zgjedhjeve, ju e prisnit këtë rezultat?

Patjetër që e prisja. Përfshirja jonë në politikë ka nisur me kohë. Për të qenë të vërtetë, fushatën e ka nisur vëlla im, Arben Frooku, por në pamundësi për ta vazhduar ai, e mbarova unë këtë rrugë. Ne kemi mbështetje të madhe në zonë dhe ia arritëm. Me lodhje, por ama ia dolëm.

Në fakt përgjatë një muaji që u zhvillua fushata, ndaj jush nuk pasur ndonjë vëmendje, qoftë nga media, ashtu edhe nga politika. Dhe ai pak interes që ishte, ndodhi për shkak të vëllait tuaj, i vënë nën akuzë për vrasjen e një komisari. Kjo gjë ju shqetësoi? Ju bëri pesimist apo shtoi sfidën tuaj në këtë garë elektorale?

Në fakt kjo më bëri më shumë optimist se sa pesimist. Unë jam marrë direkt me zgjedhësit, me zonën dhe i kam lënë pas të gjitha këto.

Në fakt, ky skepticizëm, ose ta quajmë mosdashësie, u pa dhe nga aleati juaj. Ju asgjëkund nuk jeni parë përkrah Ramës apo zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste. Gati, gati, dukej se ishte një marrëveshje ku gjithsecili shihte rrugën e tij, për mos me thënë, takohemi në fund të saj, nëse ia dilni. A ishte e tillë marrëveshja me PS-në?

Në fakt gjithsecili ka qenë në punë e tij, dhe me sa kam dëgjuar unë, direktiva e kryetarit të Partisë Socialiste ka qenë e qartë për kandidatët e vet. Kërkoni votën për partinë tuaj dhe aleatët të kërkojnë votën për vetën e tyre, e kjo është mëse normale.

Në Pukë, në dijeninë time, elektorati është i djathtë. Pukjanët me kristian- demokratët çfarë i lidh? Aty popullsia është e varfër e normale do ishte të pranonin një program të djathtë, apo një forcë të madhe politike që u premton më shumë. Një popullsi kaq të varfër, si e bindët të votonte për ju?

Pukjanët, në fakt në shumicën dërrmuese i përkasin spektrit kristian. Unë vij nga Puka, aty jam lindur, aty jam rritur dhe asnjëherë nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me Pukën. Aty ne kemi investuar, jemi mbledhur me bashkatdhetarët, bashkëpatriotët tanë. Kohët e fundit ne kemi marrë dhe kemi investuar në ekipin e futbollit të këtij qyteti, Tërbunin e Pukës. Ne investojmë në këtë klub, që është i vetmi argëtim për pukjanët. Vij nga një familje punëtorësh dhe ua di hallet shumë mirë pukjanëve. Për këtë besoj se më kanë votuar.

Kaq mjaftoi që të siguroni kaq shumë vota sa dhe të dilni deputet? Sepse të thuash që janë popull kristian e votuan për ju, unë nuk besoj se përfaqësoni një parti fetare?

Jo. Ne nuk jemi parti fetare, por jemi parti gjithëpërfshirëse, por dhe si e thashë më parë, pukjanët i njoh shumë mirë ndaj..

Po ata si ju njohin ju?

Edhe ata na njohin shumë mirë. Ne kemi mbajtur lidhje me to. Ato njohin shpirtin tonë, punën tonë, njohin njerzillëkun tonë, dhe na besuan, na votuan.

Puka është një zonë tmerrësisht e varfër. Cili është premtimi që ju keni bërë në këtë qytet ku, i vetmi argëtim është një skuadër futbolli, që ju sjellë para atyre që e zotërojnë?

Pukës, në përgjithësi Shqipërisë, i lind për të detyrë që të zhvillojë turizmin. Për mua kjo është e vetmja formë dhe mënyrë për tu zhvilluar ky qytet edhe për të rritur mirëqenien. Turizmi malor, i cili ka filluar me ritme shumë të vogla, por që duhet rritur e zhvilluar. Pastaj duhet të hapen disa vende pune duke tërhequr biznesmenë nga jashtë apo vendas, që të bëjnë ndonjë minifabrikë të drurit, që të punësohet x person sepse edhe pse është qytet me një terren shumë të madh, Puka ka një popullsi shumë të vogël. Pastaj, mund të zhvillojë blegtorinë që i ka të gjitha kushtet. Këto kanë qenë pikat dhe shtyllat kryesore që unë kam bazuar fushatën time e që unë besoj se do të sjellë ndryshimin e qytetit. Pastaj çdo investim, unë e kam thënë para zgjedhjeve, çdo investim që do të merret për Pukën, unë do të bëhem supervizor i tij, në mënyrë që paratë të shkojnë tek qytetarët dhe jo nëpër xhepat e personave të caktuar.

Në Pukë, ka pasur pyje masive, së fundmi është bërë masakër e vërtetë. Është ky një shqetësim i juaj personal, qoftë dhe si banor i zonës?

Puka ka qenë një ndër rrethet me pyje më masive në Shqipëri, dhe për këto 22 vjet pyjet e Pukës janë shkatërruar totalisht. Ka filluar të rigjenerohet një pjesë e kjo është shumë e mirë. Është një problem shumë madhor, sepse qeveritë shqiptare nuk kanë pasur asnjë herë mundësitë që ti shpërbejnë dhe të parandalojnë zjarret që kanë bërë një shkatërrim masiv në pyjet e Pukës dhe gjithë Shqipërisë. Është një fatkeqësi shumë e madhe  që Shqipëria, me një sipërfaqe 28 mijë km katrorë, me një popullsi mbi 4 milion, mos të ketë një avion për shuarjen e zjarreve, apo helikopter, të cilin e marrim me qira nga Mali i Zi, është fatkeqësi. Kjo është një pjesë për të cilën unë do të ngre zërin në parlament. Shqipëria duhet të ketë flotën e vet për shuarjen e zjarreve pasi ne kemi pafund pyje. Krijimi i flotës dhe bashkimi i kristian- demokratëve do të jetë misioni im në parlament.

Ju ishit surprizë, por unë besoj se ju jeni gjendur midis dy zjarreve, PD-së dhe PS-së. Në fakt, si ia dolët? Pa media, pa mbështetje të madhe, pa komisioner, i sulmuar dhe nga partia në pushtet?

Në fakt sulmi nga partia që ishte në pushtet ka qenë i madh. Ata kanë menduar se do më bëjnë keq, por e vërteta doli se më bënë mirë. Më kanë bërë reklamë të papame ndaj meje, dhe ndaj familjes sime. Edhe sikur të paguaja shuma të madha, nuk do ia dilja të bëja këtë reklamë.

E meqenëse po flasim për para, ka shumë zëra që votat janë të blerë, si asnjë herë tjetër, në këto zgjedhje parlamenta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›