E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “KQZ, bëri një krim të mirëfilltë zgjedhor”

Kryetari i Partisë Socialiste në daljen e radhës, ashtu sikurse dhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, shprehu qartazi të gjithë shqëtësimin sa i takon numërimit dhe njohjes së pastër të rezultatit, të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Me një mesazh të pastër, kreu opozitar artikuloi per idenë e një revolte popullore, kjo për ti thënë fund këtij regjimi të dështuar.
 

Për Ramën, kryeministri Berisha synon ta ktheje vendin në një vend ku qeveris dhe mbikqyr ai, ku me në krye KQZ-në, kërkon ta përmbysë rezultatin.
 

“Të dashur qytetarë shqiptarë e shqiptare, kudo ndodheni, njërëz të zakondshëm të këtij vendi, që keni votuar për “Aleancën për të ardhmen”. Më lejoni të ndaj me ju shqetësimin për atë cfarë ka ndodhur sot dhe atë cfarë do të ndodhë të nesërmen, përmes KQZ-së së Saliut”
 

"KQZ sot nuk numëroi, por vodhi". Me anë të kësaj fjalie, Rama theksoi se ky institucion nuk respekton votat, ku dhe ato vota të cilat mbeten jashtë kutisë, duhet të cilesohen të pavlefshme.
 

“E pamë të gjithë, e dëgjuam të gjithë se ne i fituam zgjedhjet dhe pse me 10 vota, ku s`mbeti asnjë shqiptar në botë duke parë në kohë reale”.
 

Dhe një herë falenderoj ambasadorin amerikan, ambasadorin e BE-së, OSBE-së, atë të holandës, ambasadorin e ODIHR.
Nga selia rozë, kreu opozitar dënoi veprimin e shënuar të KQZ-së, duke e cilësuar si një kthesë të gabuar dhe mjaftë shkatërrues të demokracisë.
 

“Në vend të pranimit të rezultatit në të mirë të Shqipërisë, Saliu zgjodhi mos pranimin e rezultatit dhe që ka revoltuar shqiptarët. S`ka më keq se në një vend që meriton me shumë, ku e zhyt dhuna e politikës” tha më tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›