KQZ dublon vulat, PS: Rrezik manipulimi
Debati i plote ne KQZ/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar dje me katër vota pro për prodhimin e vulave rezervë, në rast se do të largohen komisionerët nga qendrat e votimit. Debati në KQZ, mes përfaqësuesve të dy partive kryesore dhe anëtarëve. Akuzat e PS: Po prodhoni fletë votimi, doni të prodhoni dhe vula, me qëllimin për të shpallur fituesin që ju dëshironi. Nënkryetarja e KQZ: Eshtë një akt normativ, duhet të votohet me pesë vota. Shtohen edhe 332 fletë votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve voton me 4 vota pro vendimin për prodhimin e vulave rezervë në rast se do të largohen komisionerët nga qendrat e votimit.Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan ashpër aktin, duke e akuzuar KQZ-në se nëpërmjet tij do të synohet mbushja e kutive të votimit më 8 maj. Në votimin në parim, projekti mori vetëm katër votat e përfaqësuesve të maxhorancës, ndërsa nënkryetarja Dëshira Subashi kërkoi që ai të votohet me 5 vota, pasi ka fuqi në të gjithë vendin.
Debati
Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, tha se nëse miratohet ky akt, vendi është përpara manipulimit të zgjedhjeve të 8 majit. Sipas tij, protagonist i këtij manipulimi po bëhet pikërisht KQZ. Kjo vendimmarrje, përveçse duhet të jetë e cilësuar, na bën të besojmë se jemi para një manipulimi të madh ditën e zgjedhjeve, ku protagonist bëhet KQZ. Ju po prodhoni fletë votimi, proces që nuk ka qenë transparent. Doni të prodhoni vula jashtë përcaktimit ligjor për të vulosur ato fletë votimi dhe me qëllimin për shpallur fituesin që ju dëshironi, dhe jo atë që populli do të votojë. Kujdes! Kjo vendimmarrje do të cenojë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve të 8 majit. Tani, katër anëtarë të KQZ-së kanë dalë jashtë binarëve të ligjit, u shpreh Gjonçaj. Sipas tij, kjo është një veprimtari e mirorganizuar për të mbushur fletët e votimit me ndihmën e KQZ-së, që duhet të ishte arbitër. Nëse një gjë e tillë ndodh, rezultati do të jetë jashtë asaj çka qytetarët kanë në vullnetin e tyre. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, sqaroi se e njëjta procedurë është ndjekur edhe në zgjedhjet e përgjithshme të dy viteve më parë, kur në katër qendra votimi u larguan komisionerët së bashku me vulat, por edhe në zgjedhjet e pjesshme në Shijak, në vitin 2007. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, tha se nuk ka siguri që me një urdhër politik komisionerët nuk do të tërhiqen më 8 maj, për aq kohë sa dy forcat politike nuk i dërguan në kohë në KZAZ. Para dy muajsh partitë nuk i çuan komisionerët. Nuk është çudi që ajo që ndodhi me KZAZ-të të ndodhë, që ti çojnë komisionerët dhe ti thonë ikni që andej. Gjithçka po bëjmë sot është që meqë e keqja ka ndodhur, të marrim masa të mos ndodhë, theksoi Kosovrasti.
Vulat
Në diskutimin e djeshëm u ra dakord nga katër anëtarë të KQZ-së që të mos prodhohen vula për të gjitha qendrat e votimit, por vetëm rreth 20% të tyre. Në të gjithë vendin janë 4865 qendra dhe nëse vendimi i KQZ-së sot nuk do të ndryshojë, do të prodhohen rreth 870 vula. Pika ku anëtarët e djathtë të Komisionit nuk ranë dakord ishte nëse do të prodhohen vula për qendrën e votimit, të cilën e mban kryetari, dhe një vulë që e mban sekretari, apo një e vetme.
Debati në KQZ
Arben Ristani: Ligji parashikon që fleta e votimit duhet të mbajë dy vula. Fakt është kjo që ka ndodhur, kur komisionerë kriminelë janë larguar nga qendrat e votimit duke marrë vulat me vete. KQZ është detyruar të prodhojë vulat rezervë, që kanë mbajtur germën R (rezervë).
Genc Gjoncaj (përfaqësues i PS): Kodi flet vetëm për dy vula: të KQV-së dhe sekretarit. KQZ mund të prodhojë vetëm dy lloje vulash dhe vetëm sipas sasisë të përcaktuar në ligj. KQZ nuk është i autorizuar të përdorë lloj tjetër vule jashtë sasisë së përcaktuar në nenin 100, pika 5 e Kodit. Nëpërmjet këtij akti, KQZ është në tejkalim të kompetencës ligjore të tij që të prodhojë norma të tjera të Kodit, sepse kjo është një kompetencë që i takon vetëm Kuvendit. KQZ është bërë një fallxhore e zgjedhjeve të ardhshme. Për elemente të tilla, të largimit të komisionerëve nga detyra, mendoj se Kodi i ka zgjidhur këto probleme sa i takon sanksioneve ndaj atyre që braktisin detyrën. Kjo vendimmarrje, përveçse duhet të jetë e cilësuar, na bën të besojmë se jemi para një manipulimi të madh ditën e zgjedhjeve, ku protagonist bëhet KQZ. Ju po prodhoni fletë votimi, proces që nuk ka qenë transparent. Doni të prodhoni vula jashtë përcaktimit ligjor për të vulosur ato fletë votimi dhe me qëllimin për të shpallur fituesin që ju dëshironi, dhe jo atë që populli do të votojë. Kujdes! Kjo vendimmarrje do të cenojë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve të 8 majit. Tani katër anëtarë të KQZ-së kanë dalë jashtë binarëve të ligjit.
Arben Ristani: Po kur kemi miratuar në zgjedhjet e kaluara vula rezervë, me konsensus, kur kanë ikur komisionerët, kemi qenë jashtë ligjit?
Genc Gjonçaj: Kjo vendimmarrje e sotme po ushqen procesin kriminal.
Njazi Kosovrasti (përfaqësues i PD): Para dy muajsh, partitë nuk i çuan komisionerët. Nuk është çudi që ajo që ndodhi me KZAZ-të, të ndodhë që ti çojnë komisionerët dhe ti thonë ikni që andej. Gjithçka po bëjmë sot është që meqë e keqja ka ndodhur, të marrim masa të mos ndodhë.
Pandeli Varfi: Je duke thënë gënjeshtra.
Njazi Kosovrasti: Keni një të keqe ju, por keni ca pengesa në buzë, që nuk ju marr vesh. Merr mikrofonin e fol, kështu nën hundë nuk merresh vesh. Ke edhe një problem tjetër me veten, se ke filluar të mos azhornohesh tani për arsye të tjera.
Genc Gjonçaj: Kjo vendimmarrje bëhet me qëllim për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. Ju po i prodhoni fletët vetë me një proces jo transparent. Doni të prodhoni vula, të vulosni fletët e votimit. Po ndërhyni në mënyrë krejtësisht të paligjshme në proces. Kjo është një veprimtari e mirorganizuar për të mbushur fletët e votimit me ndihmën e KQZ, që duhet të ishte arbitër. Nëse një gjë e tillë ndodh, rezultati do të jetë jashtë asaj çka qytetarët kanë vullnetin.
Arben Ristani: Kemi pranuar të gjitha kërkesat tuaja për masat e sigurisë që keni kërkuar për fletët e votimit. Iu kam dhënë autorizim disa njerëzve të partisë suaj që të vizitojnë në çdo orë të ditës dhe të natës ambientet e shtypshkronjës ku prodhohen fletët e votimit. Keni marrë kodet e sigurisë së kamerave dhe 24 orë në 24 keni mundësi të shikoni me kamera çdo gjë që ndodh në ambientet e shtypshkronjës.
Pandeli Varfi: Dokumenti që kemi përpara nuk ka asnjë bazë ligjore për tu shqyrtuar nga KQZ. Ky akt bazohet në një parandjenjë. Kjo bëhet për opozitën; mendohet se opozita do të dalë jashtë binarëve, siç e thanë në aspektin politik përfaqësuesit e partive. Nëse prodhojmë vula rezervë, procesi del jashtë kontrollit. Ky është një terren shumë i favorshëm për të bërë manipulime.
Dëshira Subashi: Jemi pastër para një akti normativ. Ky akt ka fuqi juridike vetëm nëse do të ketë 5 vota. Kryetari përdori termin komisionerët kriminelë. Unë do ta rezervoja këtë fjalë sepse një shtetasi kriminel mund ti thotë vetëm gjykata me një vendim të formës së prerë.
Arben Ristani: Akti nuk i referohet asnjërës prej partive.
Pandeli Varfi: Mos u fshih pas gishtit.
Arben Ristani: Jo, jo, juve mos u fshihni pas gishtit. Ajo që po ju them me gojën plot: mos ndërhyni.
Pandeli Varfi: Na ke ndërhyrë 100 herë.
Arben Ristani: Ju thashë më fal dhe nuk ndërhyra. Juve ju rrofshin thinjat, sepse jeni i pasjellshëm, mua mos më ndërhyni kur flas.
Pandeli Varfi: Ti nuk na lë të flasim, na ke ndërprerë vazhdimisht.
Arben Rist