E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja Zgjohu Ne qender te Tiranes prane nje shkolle nuk ka rruge per zjarrfikeset

Lëvizja Zgjohu ka bërë një aktivitet për sensibilizimin e qytetarëve të kasaj zone duke shpërndarë fletëpalosje dhe duke bërë një deklaratë për mediat ku në qendër të vëmendjes është mungesa e infrastrukturës për kalimin e automjetev zjarrëfikëse.

Zirkon Disha, drejtues i kësaj lëvizja tha se “Lëvizja Zgjohu është në këtë lagje që është dhe nga më problematiket për infrastrukturën e sigurisë nga zjarri. Këtu duhet të ishte menduar se nga ç’rrugë do të kalonin makinat e shërrbimit zjarrëfikëse, para se të jepeshin leje për ndërtimin e pallateve apo shtesave të pallateve.
Një nga përgjegjësitë kryesore të bashkisë së qytetit është krijimi i infrastrukturës sipas standarteve që makinat shërbimeve publike, auto-ambulancat dhe policia zjarrëfikëse të kryej misionin e tyre. Éshtë e qartë që në shumë lagje të Tiranës është e pamundur të hyjnë makinat zjarrëfikëse, kjo kërkon vëmendjen e qytetarëve të jenë të kujdesshëm në parandalimin e zjarrit.

Gjithashtu është i domosdoshëm sensibilizimi i qytetarëve për gjendjen në të cilën ndodhen, dhe rrezikun qe u kanoset. Nëse do kemi një rast zjarri në ndonjë nga këto pallate, e vetmja rrugë shpëtimi është që të studjojnë rrugicat nga duhet të evakuojnë fëmijët, pleqtë dhe të afërmit, pra ata duhet t’ja mbathin.
Në rast zjarri ..mbathjani!!! Ky është shpëtimi , mbathja!!”

Më pas Lëvizja “Zgjohu” ka paraqitur një fletepalosje ku informohen qyetetarët se si duhet të parandalojnë dhe manaxhojnë rrezikun nga zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›