KQZ emëron anëtarët e PS e PBDNJ në KZAZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të pranojë sot propozimet e Partisë Socialiste dhe Parisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve në 66 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Ndërkohë, që nëpërmjet aktit të dorëheqjes, pritet të lirohen nga detyra e anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-ve, 66 personat apolitikë, që gati tri javë më parë u emëruan nga KQZ pas një konkurrimi të hapur. Ndërkohë dy kandidatët kryesorë për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe Edi Rama janë regjistruar dje në KQZ.
Zëvendësimet
Pavarësisht hezitimit të fillimit, duket se KQZ për të mos u bërë shkak për acarimin e mëtejshëm të debatit politik, ka vendosur që të marrë në konsideratë propozimet e dy forcave politike opozitare, që në bazë të Kodit Zgjedhor kanë të drejtë të propozojnë anëtarë për në KZAZ. Kështu, KQZ ka lajmëruar dje në faqen e saj zyrtare në internet, thirrjen e një mbledhje të posaçme me rend dite, shkarkimin-lirimin nga detyra të disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011 dhe emërimin në këto vende të emrave të propozuar nga PS dhe PBDNJ. Burime nga KQZ bëjnë me dije se lirimi nga detyra e 66 individëve, që u emëruan nga KQZ për të bërë kuorumin e nevojshëm në këto komisione për vendimmarrje, do të bëhet konform ligjit. Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se të 66 anëtarët dhe sekretarët jopolitikë do të ftohen nga KQZ, që të japin dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjidhjes dhe emërimit në vend të tyre të përfaqësuesve të opozitës, pavarësisht se kjo e fundit ka shkelur të gjitha afatet ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor për këtë proces. Ndërkohë që KQZ, për të mos krijuar probleme ligjore me të 66 të emëruarit, pritet që ata t’i punësojë në stafin e përkohshëm për zgjedhjet. Më pas pritet të kalohet në vendimmarrjen e dytë atë të miratimit të listave me emrat e propozuar, si anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve nga PS dhe PBDNJ.
Ristani
Një vendimmarrje të tillë e ka paralajmëruar dje dhe kreu i KQZ Arben Ristani, gjatë një interviste për VOA. Sipas tij, një lëvizje e tillë bëhet për t’i dhënë procesit zgjedhor besueshmëri dhe për ta bërë atë të pranueshëm nga të gjithë. “Nesër (sot) mund të ketë një mbledhje të komisionit, për të rikthyer komisionerët e opozitës në detyrë. KQZ është i detyruar të bëjë një shkelje ligjore, për shkak të shkeljes arrogante që PS i ka bërë ligjit”, ka deklaruar Ristani. I pyetur lidhur me qëndrimin e komisionerëve të PS, të cilët kanë bojkotuar disa herë mbledhjet e KQZ-së, Ristani ka theksuar se një gjë e tillë është bërë pengesë për zgjidhjen e një sërë problemesh, të konstatuara në proceset e mëparshme zgjedhore. “Komisionerët e opozitës i bojkotojnë mbledhjet, gjë që ka sjellë një të keqe të madhe, pasi nuk kemi nxjerrë dot akte normative në të gjithë territorin, duke u bazuar në vërejtjet e OSBE/ODIHR-it. Për të bërë këto akte normative duhen 5 vota, që ne na kanë munguar për shkak të bojkotit të tyre”, ka pohuar Ristani.
Miratohet rezoluta për KQZ, pro dhe PS
Pavarësisht se tre anëtarët e opozitës në KQZ kanë gati tre muaj që kanë braktisur punimet e këtij institucioni në shenjë revolte, për sjelljen e shumicës së anëtarëve të djathtë, deputetët e PS nuk kanë qenë kundër rezolutës së miratuar dje në Komisionin e Ligjeve, lidhur me veprimtarinë e këtij komisioni për vitin 2010. Të pranishëm në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputetët e majtë, Damian Gjiknuri dhe Vasilika Hysi, megjithëse nuk kanë ngritur dorën për të shprehur votën e tyre, nuk kanë bërë asnjë vërejtje mbi tekstin e projekt-rezolutës së hartuar nga deputeti demokrat, Viktor Gumi. Draft-rezoluta që tashmë do t’i paraqitet për miratim seancës plenare, ndërmjet të tjerave thekson se “KQZ ka nxitur një klimë të përshtatshme bashkëpunimi dhe konsensusi brenda anëtarësisë së këtij institucioni, me qëllim rritjen e fizionomisë dhe vendimmarrjes teknike të saj”. Më tej, në këtë dokument vlerësohet puna e KQZ-së duke theksuar se ai ka zhvilluar veprimtarinë e tij në përputhje me përcaktimet legjislative dhe në kuadrin e një viti jo zgjedhor, si dhe ka miratuar dhe rishikuar aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR. Pra vlerësime këto për punën e KQZ, për të cilën opozita gjatë gjithë vitit të shkuar, jo vetëm me anë të anëtarëve të saj në të, por edhe nëpërmjet një aksioni të gjerë politik, e ka denoncuar veprimtarinë e këtij institucioni si politike. Por sikur të mos kishte ndodhur asgjë gjatë gjithë vitit të shkuar, në raport me KQZ-në, përfaqësuesit e majtë në Komisionin e Ligjeve nuk kanë shprehur qoftë edhe një rezervë, lidhur me këtë projekt-rezolutë, ku puna e këtij komisioni vlerësohet së tepërmi. Megjithatë deputetët pjesëmarrës, në mbledhjen e djeshme, kanë sqaruar pas votimit se qëndrimi i tyre nuk duhet parë si miratues, por si mospjesëmarrje në votim. Megjithatë, gjatë diskutimit të raportit të punës për vitin 2010, gati një javë më parë, përfaqësuesit e majtë dhe ata të djathtë debatuan jo pak mbi këtë veprimtari, ku njëra palë, pra mazhoranca, e mbështeste atë, ndërsa opozita e kundërshtoi.
Marrëveshja, PS i lë 9 komuna të lira PBDNJ
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, megjithëse nuk është në një koalicion me socialistët, nuk do t’i “prish punë” kanëndidatëve të opozitës për zgjedhjet vendore. Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë arritur dje një marrëveshje të pashkruar, për të bashkëpunuar në zgjedhjet vendore të 8 Majit. Për këtë qëllim, kreu socialist Edi Rama ka pritur dje, në një takim në zyrën e vet, aleatin e tij në opozitë Vangjel Dule, ku duket se është rënë dakord për një marrëveshje “xhentilmenesh”, për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhje. Më konkretisht, burime nga selia rozë kanë sqaruar dje se dy aleatët kanë rënë dakord që dy fortat respektive, në pamundësi për të qenë bashkë në një koalicion, kanë vendosur që të bashkëpunojnë jashtë tij, nëpërmjet një mirëkuptimi për të mos vënë kandidat në ato zona ku kandidatët e secilës prej këtyre forcave është favorite. Kështu, PBDNJ ka rënë dakord që të mos kandidojë me kandidatë të saj, në zonat ku PS pretendon të fitojë dhe ku kjo fitore mund të rrezikohet. Një prej këtyre zonave është edhe Tirana, ku PBDNJ, për të mos dëmtuar vet personalisht Edi Ramën, nuk do të paraqesë kandidatë. E njëjta gjë do ndodh dhe në një sërë zonash të tjera, ku PBDNJ pavarësisht se nuk mund të pretendojë të fitojë, me votat e saj do ndikonte negativisht për kandidatët e opozitës. PS në këtë kontekst nuk do të vërë kandidat në sajin në 7 komuna minoritare si Livadhja, Dhivër, Dropull, e Mesopotam e Finiq. Përjashtim bën vetëm Himara, ku të dyja forcat do të jenë konkurrentë me kandidatët respektivë, Jorgo Goro për PS-në dhe Vasil Bollano për PBDNJ-në. Ishte pikërisht Himara që prishi bashkëpunimin institucional mes këtyre dy forcave dhe la PBDNJ-në jashtë koalicionit.
LISTA EMERORE E KANDIDATEVE PER KRYETARE KOMUNASH DHE BASHKISH TE PROPOZUARA NGA LSI
1.QARKU BERAT
1- BASHKIA URA VAJGURORE THOMA RUMNIÇI
2- KOMUNA POSHNJE KUJTIM PELIVANI
3- KOMUNA TERPAN EDMONT ZOTKAJ
4- KOMUNA VELABISHT KASTRIOT RAPAJ
5- KOMUNA VERTOP GUXIMTAR GOJKA
6- BASHKIA COROVODE NESIM SPAHIU
7- BASHKIA KUCOVE SELFO KAPLLANI
8- KOMUNA LESHNJE ILIRJAN HODO
9- KOMUNA POTOM LIRIM KOROMANI
10- KOMUNA QENDER SKRAPAR GAZMIR HYSA
11- KOMUNA VENDRESH ) SULEJMAN DERVISHI
2. QARKU DIBER
12- KOMUNA ARRAS BEKIM KRASHI
13- KOMUNA OSTREN FITIM BALLA
14- KOMUNA MARTANESH GEZIM HYSA
3 QARKU DURRES.
15- KOMUNA RRASHBUALL HYSEN GASHI
16- KOMUNA GJEPALAJ ARDIAN KOKOMANI
17- KOMUNA NIKEL AVDI VATHI
18- KOMUNA BUBQ HAMIT BAKALLI
19- KOMUNA CUDHI XHEVAHIR BILJA
4. QARKU ELBASAN
20- BASHKIA ELBASAN DURIM HUSHI
21- KOMUNA GRACEN XHEMAL DOPI
22- KOMUNA GJINAR KRISTAQ SHQAU
23- KOMUNA GJERGJAN LUMTURI HOXHA
24- KOMUNA KODOVJAT ARIANIT ÇELA
25- KOMUNA PISHAJ ESTREF ÇEKREZI
26- KOMUNA TUNJE YLLI KOKOMECI
27- KOMUNA KARINE RESHAT ÇELA
28- KOMUNA LUNIK ASLLAN SHKREPI
29- KOMUNA RRAJC SELADIN BOGDANI
5. QARKU FIER
30- BASHKIA LUSHNJE ALBERT SANXHAKU
31 - KOMUNA FRAKULL ENVER TROKA
32- KOMUNA LIBOFSHE NIKOLLA ZAKA
33- KOMUNA PORTEZ ARTUR BOGDANI
34- KOMUNA TOPOJ SOTIR ZARKA
35- KOMUNA GRESHICE BAFTIAR BAKIU
36- KOMUNA KUTE) GENTIAN DERVISHAJ
37- KOMUNA GRADISHT MAKSIM CAULI
38- KOMUNA GOLEM REFIT ÇELA
39- KOMUNA TERBUF ASTRIT DERVISHI
40- KOMUNA KURJAN HAMZA TORO
6. QARKU GJIROKASTER
41- BASHKIA GJIROKASTER GENCI SINOIMERI
42- BASHKIA PERMET KUJTIM HOXHA
43- KOMUNA QENDER PERMET THOMA PURIQI
7. QARKU KORÇE
44- BASHKIA POGRADEC LUAN TOPÇIU
45- BASHKIA ERSEKE ZHANETA PRIFTI
46- KOMUNA HOÇISHT YLLI CENKOLLI
47-KOMUNA TREBINJE FEMI JASHARLLARI
48- KOMUNA BUÇIMAS ROSHI TOLLOZHINA
49- KOMUNA LIBONIK BUJAR KERVAÇI
8 . QARKU KUKES
50- KOMUNA UJMISHT AVDYL MENA
51- KOMUNA TERTHORE TASIM NERGUTI
9. QARKU LEZHE
52- BASHKIA LEZHE VIKTOR TUSHA
10. QARKU VLORE
53- BASHKIA ORIKUM ARBEN SULOJ
54- KOMUNA HORE VRANISHT VILSON LALA
55- KOMUNA KOTE ARGJIR GJOKAJ
11. QARKU TIRANE
56 - KOMUNA NDROQ FATIME GOGA
57 - KOMUNA PEZE ARTUR PEZA
58 - KOMUNA KRRABE REFIK VELIJA
59 - NJESIA BASHKIAKE NR 2. ELEZ GJOZA
60 -NJESIA BASHKIAKE NR.3 ILIR KOKONA
61 -NJESIA BASHKIAKE NR. 5 ERISA XHIXHO
62 -NJESIA BASHKIAKE NR. 6 LUZHIANA ABAZAJ