E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ gjobit Bashkine e Durresit

Bashkia e Durresit ka reaguar ashper kunder vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te penalizuar me gjobe kete bashki me argumentin se nuk ka miratuar ne kohe listen dhe vendvotimin per 83 te burgosur.

Ne nje deklarate per shtyp kreu aktual i Bashkise se Durresit Vangjush Dako eshte shprehur se vendimi i anetareve te KQZ-se perben jo vetem nje shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor por nxjerr ne pah edhe natyren politike te vendimarrjes se ketij komisioni. Po sipas Dakos Bashkia e Durresit ka vepruar konform ligjit dhe ne respekt te plote te tij. Lista me emrat e te burgosurve eshte sjelle nga autoritetet e burgjeve jashte afateve ligjore. Ky argument iu eshte bere i ditur edhe autoriteve perkatese te burgjeve. Bashkia e Durresit ne respekt te shtetit ligjor dhe te Kodit Zgjedhor nuk mund te kryente shkelje ligjore.

Pavaresisht pretendimeve te Dakos argumentet e bashkise si dhe te pjeses tjeter te anetareve te KQZ-se nuk u moren parasysh nga kryetari i KQZ dhe nga anetaret e qeverise ne kete komision pasi vendimi per te penalizuar me gjobe Bashkine e Durresit ishte marre nderkohe.

Nga ana tjeter ne deklarate theksohet se ky vendim deshmon qarte se zgjedhjet vendore jane te kercenuara nga vendimarrje arbitrare politike nga ana e anetareve te qeverise ne KQZ te cilat do te cenojne jo vetem procesin zgjedhor por do te hedhin hije te forta dyshimi se edhe keto zgjedhje nuk do te jene te lira dhe te ndershme.

Nder te tjera Dako ka deklaruar se vullnetin e forcave te majta per te siguruar fitoren nuk do te mund ta trembin gjobat e pushtetit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›