Ligj per te kontrolluar peshkimin
Por vec masave per kontroll dhe ulje te informalitetit, ministria e Mjedisit po kërkon të fuqizojë marketet e peshkut që mendohen të ndërtohen pranë porteve kryesore të vendit
"Do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi një marrëdhënie shumë të fuqishme mes strukturave të shtetit dhe strukturave private që janë të gatshme të investojnë sidomos në merkatot e peshkut, si dhe për të ndërtuar dhe zgjeruar atë hallkë të domosdoshme, për të ecur në rrugë të drejtë në zbatimin e këtij ligji", tha ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.
Vitin e ardhshem pritet qe ne portin e Shengjinit te ngrihet nje market peshku, kostoja e se cilit mendohet te jete 70 milion leke.
Ne vend numerohen te pakten 280 anije peshkimi dhe rreth 300 barka, gjendja e se cilave nuk eshte e mire.