Shoqëria Civile, mospjesmarrje në takimin e M.Integrimit
Përfaqësuesit e rrjetit Kombëtar të Shoqërisë Civile reaguan për mospjesëmarrjen në takimin e realizuar prej Ministrisë së Integrimit me 23 organizatat për diskutimin e 12 rekomandimeve të BE-së.
Sipas përfaqësuesve të rrjetit kombëtar të Shoqërisë Civile nuk është e drejtë që nuk u përfshinë të gjitha organizatat pasi në këtë mënyrë do të mund të diskutohej më pozitivisht për aspekte të ndryshme të këtyre rekomandimeve.