E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, hapet kutia e parë me fletët e kontestuara, 2 vota për Bashën

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur hapjen e kutive të kontestuara të ardhura nga KZAZ-të. Në kutinë me numër 17/59 në KZAZ-në 47 rezultojnë dy fletë votimi për kryetar të bashksië së Tiranës, ku në të dyja fletët është shënuar kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha.

Ndërkohë më herët mbledhja e KQZ-së është shoqëruar me përplasje fizike mes përfaqësuesve të PS-së dhe punonjësve të administratës të KQZ-së. Përfaqësues të Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë lejuar të hapet kutija me fletët e kontestuara të cilat kanë ardhur nga KZAZ-të.
 

Ndërkohë është vendosur një shirit në vendin ku po numërohen fletët e kontestuara për të mos lejuar të hyjë asnjë person tjetër përveç inspektorëve të KQZ-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›