E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ iu jep fund ankesave. Rezultati i fundit pas Kolegjit Zgjedhor

Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli tha se jane mandatuar deri me tani zyrtarisht 40% e deputeteve te Parlamentit te Shqiperise.

"Jane shperndare mandatet ne Korce, Kukes, Diber, Elbasan dhe ne disa qarqe te tjera dhe deri tani jane mandatuar 40% e deputeteve", ka deklaruar Olli.

Ai ka dhene serish rezultate paraprake te zgjedhjeve te 28 qershorit:
"Pas procesit te numerimit kryeson Aleanca e Ndryshimit me 70 mdanate, e ndjekur nga Bashkimi per Ndryshim me 64 mandate dhe Aleanca Socialiste per Integrim me 4", ka nenvizuar Olli.

Mbyllja e rezultatit perfundimtar do te behet pas vendimeve te Kolegjit Zgjedhor


Kolegji, nga momenti i paraqitjes së kërkesave ankimore, ka në dispozicion 10 ditë për t'i shqyrtuar ato. "Kjo krijon mundësinë kohore, që në fund të muajit korrik të bëhet i mundur çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga ana e KQZ", sqaron zedhenesi.

Ndërkohë drejt hapit të fundit, ankimimit tek Kolegji Zgjedhor, do të shkojnë sërish PD dhe PS. Përkatësisht Partia Socialiste ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e KQZ për një kuti në Fier, për tabelat e qarkut të Beratit, të Tiranës dhe Shkodrës. Në Berat kjo parti pretendon të marrë edhe një mandat tjetër. Ndërkohë Partia Demokratike ka deklaruar se do të ankimojë dy kuti të qarkut të Fierit, dhe një kuti të qarkut të Shkodrës.


Mandatet dhe përqindja e votave


1.Aleanca e Ndryshimit, 46.92% ose 70 mandate

2.Aleanca Socialiste per Integrim, 5.52% ose 4 mandate

3.Bashkimi per Ndryshim, 45.52% ose 66 mandate


********


KQZ, rrëzohen kërkesat për 3 qendrat në Fier

TIRANË- Pas debatesh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën për pavlefshmëri në tre qendrat e votimit në Qarkun e Fierit. Me shumicë votash është hedhur poshtë kërkesa e kreut të komisionit, Ristani për pavlefshmëri dhe bashkë me të, edhe ajo e dy anëtarëve për rivlerësim të votave në gjithë Qarkun.
Bëhet fjalë për qendrat 3119, 3120, 3121 në të cilat nuk janë zhvilluar zgjedhjet për shkak të mungesës së komisionerëve.
Përfaqësuesja e PS-së, Deshira Subashi ka thënë se objekti i shqyrtimit për shpalljen e pavlefshme të tre qendra në Fier, ku nuk është votuar duhet të ishte shoqëruar me tabelën e rezultateve.
Ka qenë vet kreu i këtij institucioni, Arben Ristani, ai që duke lexuar rendin e ditës për mbledhjen e sotme, ka përfshirë si një pikë të saj edhe miratimin e një vendimi për të shpallur të pavlefshme votimin në tre qendra votimi në komunën Portëz të qarkut të Fierit ku në 28 qershor nuk u zhvilluan fare zgjedhje. Proces ky që megjithëse i nevojshëm, rezulton të jetë në kundërshtim me procedurat që përcakton Kodi Zgjedhor, pasi është jashtë afateve kohore për shkak se KQZ-ja ka miratuar para disa ditësh tabelat përmbledhëse të rezultateve të këtij qarku. Por pavarësisht se një akt formal, ai rrezikon të shfrytëzohet nga PD, së cilës i krijohet mundësia në këtë mënyrë për të bërë kërkesën, qoftë për të kryer votimin në këto qendra për shkak se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin final, atë të ndarjes së mandateve, ose më e keqja akoma mund të paraqesin edhe kërkesën për të shpallur të pavlefshëm të gjithë procesin zgjedhor në qarkun e Fierit. Edhe pse të dyja këto variante mund të konsiderohen të pamundura për t'u realizuar për shkak se për tu miratuar kërkojnë 5 vota, ato mund të kenë vlerë për demokratët, për tu paraqitur më pas në Kolegj ku edhe aty mund të shtrojnë të njëjtat kërkesa.


15 korrik/ ora 15.20
KQZ për Shkodrën, rrëzon PS-në, hap kutitë e ankimuara nga PD-ja

TIRANE- KQZ i ka dhënë OK kërkesës së PD për të hapur dy kuti të konsideruara si të parregullta nga KZAZ-ja e qarkut Shkodër. Ndërkohë në mesditë KQZ rrëzoi kërkesën e PS për hapjen e disa kutive të tjera te po ketij qarku.

Nga përfundimi i numërimit të kutisë së parë të KZAZ 41, Partia Demokratike rezultoi me 278 vota, ndërsa Partia Socialiste me 38 vota.

Më parë, anëtarët e majtë në KQZ kundërshtuan hapjen e kutisë pasi ishte e parregullt, ç'ka linte dyshime se aty mund të ishin shtuar vota. Ata kërkuan te mbetet në fuqi vendimi i KZAZ 41, që e ka konsideruar të parregullt këtë kuti. Ndërkaq nuk kanë qënë të të njëjtit mendim komisionerët e djathtë qe me shumice votash vendosën të hapin dy kutitë e ankimuara nga PD.

Në mbrëmje, Komisioni diskutoi për kutinë nr. 0342 që pasi u numërua u shpall e pavlefshme nga KQZ. Ky institucion nuk e përfshiu në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të qarkut të Shkodrës.

KQZ rrëzon për herë të tretë PS-ne, nuk hap as kutite e Shkodrës.

ora 14:30

TIRANË - Është rrëzuar sërish ankesa e PS-së për rivlerësim e votave. Sot KQZ mori në shqyrtim ankesën për qarkun e Shkodrës dhe me shumicë votash vendosi të mos hapet asnjë kuti e këtij qarku. Sipas kryetarit Ristani, KQZ s'ka kompetencë për të rinumëruar votat e gjithë qarkut.

Sipas tij, kërkesa e PS-së në këtë rast nuk është për rinumërimin e disa votave të caktuara, por për rinumërim të votave për një qark të tërë dhe kjo nuk është kompetencë e parashikuar në Kodin Zgjedhor, ndaj dhe kërkesa e dy anëtarëve është e pabazuar në ligj.
Ankesa e PS-së konstatonte parregullsi gjatë numërimit të votave në KZAZ-në nr. 40, 41, 42, 43 e 44, dhe ky subjekt kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave. Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi duke mbështetur ankesat në fjalë kërkoi nga Komisioni që të zbatojë nenin 138 (pika 3), për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërim të votave.

Zgjedhjet në këtë qark janë kontestuar edhe nga Partia Demokristiane e cila ngriti pretendimin se në disa KZAZ të Shkodrës këtij subjekti nuk i janë lejuar vëzhguesit e tij të monitorojnë numërimin e votave, gjë që sipas tyre ka sjellë parregullsi dhe ka ngritur dyshime se votat nuk janë ndarë si duhet. Kërkesa u hodh poshtë nga KQZ-ja.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›