E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Topografi', kapen 'pronarët' e drogës së Nikles.

KRUJË - Policia ka ndaluar sot dy shtetas që akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa ka vendosur procedim në gjendje të lirë për dy të tjerë, të gjithë nga fshati Nikël i Krujës. Kanë qenë efektivat e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, që kanë bërë arrestimin në flagrancë të 59 vjeçarit, Shaqir Ahmati dhe 68 vjecarit Vesel Cangu. Ndërsa ka filluar procedimi penal në gjende të lirë për 78 vjeçarin Murat Cangu 49 vjecarit Bedri Cangu.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas operacionit 'Topografi' në parcelat, pronë e këtyre shtetasve ku u gjetën, sekuestruan dhe me pas u asgjësuan 488 bimë narkotike të llojit "Cannabis Sativa". Po kështu u gjet edhe një sasi 1.396.6 gr drogë e gatshme për t'u tregtuar. Ndërkohë, policia po heton se kush janë porositësit e këtij malli të ndaluar, duke tentuar të zbulojë gjithë rrjetin e drogës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›